Kufizime të rrepta ndaj reklamave të kredive- Rregullorja e BSH: Nga 1 maji, jo më shprehje “pa interes” apo “0 komision”
“Pa interes”, “komisione dhe tarifa zero”, “kostoja më e ulët në treg”, apo “ne paguajmë për ju”, janë vetëm disa nga shprehjet që nuk do t'i dëgjoni më në reklamat e bankave duke nisur që nga 1 maji i këtij viti. Në Fletoren Zyrtare janë publikuar ndryshimet në rregulloren e Bankës së Shqipërisë mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare, që vendosin shtrëngime të reja mbi mënyrën si bankat tregtare, institucionet financiare jobanka, institucionet e pagesave dhe të parasë elektronike, reklamojnë produktet e tyre në mediat e shkruara, apo ato audiovizive.
Publiciteti, reklamat dhe materialet e tjera promocionale, duhet të synojnë vetëm dhënien e informacionit të saktë dhe të qartë mbi produktet dhe shërbimet e tyre financiare, pa e zmadhuar atë.
Në vendim thuhet se reklamat, përveçse duhet të ofrojnë informacion mbi kushtet që duhet të plotësojnë individët për të përfituar kredi, apo ndonjë produkt tjetër, duhet të përmbajnë gjithashtu informacion mbi rreziqet dhe kostot që lidhen me to. Në rastin e kredisë konsumatore, reklamat duhet të përfshijnë një paralajmërim të qartë dhe të dukshëm, për të ndërgjegjësuar konsumatorin se huamarrja kushton para, duke përdorur formulimin “Kujdes! Huamarrja e parave kushton para”, ose një formulim të ngjashëm me të.
Si për kreditë, ashtu dhe për depozitat, në reklamë duhet të përcaktohet emri i bankës, norma e interesit, vlera e tyre, kohëzgjatja e kontratës së kredisë, shuma e kësteve, afati i depozitës, penalitetet e mundshme në rastin e zgjidhjes së kontratës dhe të tjera. Vetëm në rastin e publicitetit online që është zakonisht më i shkurtër, mund të mos përfshihen të gjitha këto, por duhet të ketë një link që të drejton në faqen e bankës.
Shprehje të tipit “rezultat i garantuar”, “banka më e mirë”, “tarifa zero” dhe të tjera, ndalohet të përdoren, me përjashtim të rasteve kur realisht nuk ka asnjë kosto për klientin, pra nuk paguhet asnjë interes, tarifë, apo komision për produktet bankare.
Nuk lejohet që bankat, apo institucionet e tjera financiare, të reklamojnë produkte të kredisë konsumatore që nxisin konsumatorët të kërkojnë kredi, duke sugjeruar se kredia do të përmirësonte gjendjen financiare të këtyre konsumatorëve, apo të theksojnë lehtësinë ose shpejtësinë me të cilën mund të merret kredia.
Në rast të shkeljeve të tilla, Banka e Shqipërisë do të urdhërojë bankën tregtare, ose institucionin financiar që të ndalojë ose korrigjojë publicitetin, reklamën, apo materialet promocionale.
Sondazh

Tiranë, dyfish më shumë bebe se Fieri dhe Elbasani/ Sipas INSTAT, lindjet regjistruan rënie në të gjithë qarqet e vendit
Tendenca e rënies së lindjeve në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e dukshme, duke përfshirë të gjitha qarqet e vendit. Të dhënat e fundit tregojnë një......

Greqia, mbështetje për sipërmarrësit e vegjël- Kredi të favorshme deri në 25,000 euro për bizneset e vogla dhe të mesme
Fondi i Ri i Mikrokredive në Greqi, i cili është pjesë e Fondit të Sipërmarrjes TEPIX III, është në funksion të plotë prej rreth dy javësh dhe do të......

Central i madh diellor në Fier- Miratohet projekti me fuqi 21 MW, 2% të energjisë do ia japë falas shtetit
Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali diellor të madh në Sheq Marinas të Fierit. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të......

Profesionistët e lirë, kur tatohen me 23% të të ardhurave?- Shembulli/ Kush ka më pak se tre klientë quhet i punësuar
Pavarësisht se të vetëpunësuarit nuk tatohen mbi fitimin, për ata që kanë një numër të kufizuar klientësh, norma tatimore mund të shkojë deri 23 %. Udhëzimi......

Kush mund të tregtojë armë në Shqipëri?- Qeveria vendos kritere të reja për licencimin
Qeveria ka miratuar vendimin që ka për qëllim të rregullojë procesin e licencimit dhe autorizimit të operatorëve ekonomikë që merren me veprimtarinë e......

“Rikthimi” i erës mund të kufizojë përdorimin e gazit- Prodhimi ra me 7% në janar, duke favorizuar burimet alternative
Prodhimi i energjisë elektrike nga era në të gjithë Evropën ra me mbi 7% në janar nga i njëjti muaj i vitit 2024, duke privuar prodhuesit rajonalë të......

Italia, projektligj për reduktimin e orarit të punës- Nga 40 në 32 orë në javë, propozimi përfshin ulje kostosh për punëdhënësit
Italia po diskuton një projektligj që parashikon reduktimin e orarit të punës nga 40 në 32 orë në javë, duke ruajtur të njëjtën pagë. Kjo përfshin dhe......

Banka Botërore i jep 120 milionë dollarë Shqipërisë- Mbështetje për reformat. Tre sektorët që përfitojnë
Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi Programin e Dytë të Politikave për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Gjelbër (DPL), me një financim prej......