Kufizime për automjetet e reja Futja në treg, ligji i ri: Vetëm nëse përmbushin kërkesat e për emetimet e CO₂

Ligji i ri “Për ndryshimet klimatike” parashikon masa të reja për uljen e emetimeve nga sektori i transportit, duke vendosur kufizime dhe detyrime specifike për automjetet e reja që hidhen në treg.
Sipas dokumentit të sapo publikuar në Fletoren Zyrtare automjetet e reja për pasagjerë, automjetet e reja të lehta tregtare dhe automjetet e rënda mund të vendosen në treg vetëm nëse përmbushin kërkesat e performancës për emetimet e dioksidit të karbonit (CO₂), që do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Ligji ngarkon qeverinë, që të miratojë rregulla të detajuara për performancën e shkarkimeve të CO₂ nga automjetet e reja. Këto rregulla përfshijnë monitorimin dhe raportimin e të dhënave për regjistrimin e automjeteve të reja për pasagjerë, si dhe vlerësimin e reduktimit të emetimeve krahasuar me automjetet e reja të lehta tregtare.
Një tjetër element i rëndësishëm i parashikimit të ri lidhet me transparencën për konsumatorët. Automjetet e reja për pasagjerë dhe automjetet e reja të lehta tregtare do të mund të shiten ose të jepen me qira vetëm nëse shoqërohen me informacion të qartë për konsumimin e karburantit dhe nivelin e emetimeve të CO₂.
Ligji parashikon gjithashtu masa të posaçme për sigurimin e informacionit mbi konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO₂ gjatë marketingut të automjeteve të reja, me qëllim ndërgjegjësimin e konsumatorëve dhe orientimin e tregut drejt automjeteve me ndikim më të ulët klimatik.
Trump tërheq SHBA-në nga traktati i OKB-së për klimën dhe nga 65 organe të tjera ndërkombëtare!
Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezullon pjesëmarrjen e SHBA-së në 66 agjenci të OKB-së, përfshirë traktatin e OKB-së për klimën, duke......
Mbi 338 mijë automjete të kontrolluara në 2025 - DPSHTRR: 23.5% e tyre, me probleme teknike dhe nuk e kaluan testin
Gjatë vitit 2025 në të gjithë vendin janë kryer 338.880 testime teknike të automjeteve, ku një numër i konsiderueshëm nuk arritën të përmbushin standardet e......
Rivlerësimi i pasurive, cila është procedura që ndiqet? - Ligji hyn në fuqi më 22 Janar, afati deri në 31 Dhjetor 2026
Nga data 22 janar deri më 31 dhjetor 2026, të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme, do të kenë mundësi që të bëjnë rivlerësimin......
Reshje intensive në të gjithë vendin - IGJEO: Vërshime të shpejta të lumenjve dhe rrëshqitje dherash
Reshjet e dendura të shiut që kanë pushtuar vendin prej disa ditësh vijojnë edhe këtë të enjte. Sipas institutit të Gjeoshkencave, priten reshje intensive në......
Pagat e grekëve, më të ulëta se përpara krizës - Të fundit në BE për rrogat mesatare, të parët për çmimet!
Pesëmbëdhjetë vjet pas shpërthimit të krizës së madhe fiskale, Greqia ende po përballet me të kaluarën, pasi pavarësisht rimëkëmbjes së ndjeshme të dekadës......
Luhatje në tregun valutor- Sa këmbehen sot monedhat e huaja?
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes duke fituar pikë nga një ditë më parë pasi është blerë sot me 82 lekë dhe është......
Ngadalësohet rritja ekonomike e Kroacisë - Në tremujorin e katërt 2025 ishte vetëm 0,9%
Rezultatet ekonomike të Kroacisë tregojnë një normë rritjeje të PBB-së prej 0.9% në tremujorin e katërt të vitit 2025, nga 2.3% në tremujorin e tretë, sipas......
Rubio do të takohet me udhëheqësit e Danimarkës - Deklaron se nuk do të tërhiqet nga qëllimi i Trump për Groenlandën
Kryediplomati amerikan deklaroi se do të takohet me udhëheqësit e Danimarkës javën e ardhshme, por nuk sinjalizoi asnjë tërheqje nga qëllimi i Presidentit......


