Shqipëria Postuar më 17 Korrik 2025, 12:15

Kufiri i pataksueshëm/ Dogana shqiptare sqaron limitet e lejuara!

Nga Edel Strazimiri

Kufiri i pataksueshëm/ Dogana shqiptare sqaron limitet e lejuara!

Dogana shqiptare njofton se udhëtarët që vijnë nga një vend tjetër në Republikën e Shqipërisë përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në bagazhin e tyre personal.

Sipas njoftimit mallrat përjashtohen nëse, për nga lloji dhe sasia e tyre, nuk kanë për qëllim përdorimin tregtar. Përfitojnë përjashtim mallrat e përdorimit vetjak të udhëtarëve ose mallrat për dhurata.

DSH informon se vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim (pa përfshirë këtu produktet e duhanit dhe alkolit) eshte sipas vlerës ekuivalente në lekë të shumave, si më poshtë:

·         Udhëtarët në rrugë tokësore: 300 euro për çdo udhëtar

·         Udhëtarët në rrugë ajrore ose në rrugë detare: 430 euro për çdo udhëtar

·         Për udhëtarët nën 15 vjeç: 150 euro

Kufiri i pataksueshëm/ Dogana shqiptare sqaron limitet e lejuara!

Sipas DSH gjatë hyrjes ose daljes nga Republika e Shqipërisë, udhëtari duhet të deklarojë mallrat nëse janë me vlerë më të lartë se kufiri përkatës i sipërpërmendur si dhe nëse janë për qëllime tregtare.

Autoritetet doganore mund t’i kërkojnë udhëtarit që të tregojë të gjitha mallrat që transporton.

Për mallrat me natyrë jo tregtare në bagazhin e udhëtareve që e tejkalojnë kufirin e pataksueshëm nga detyrimet doganore të importit, kryhet deklarimi doganor nëpërmjet procedurës së Deklarimit të thjeshtuar.

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...