Kufiri detar me Greqinë rikthehet në fokus - Athina, partner i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë
Në një artikull të fundit, gazeta greke “Ta Nea”, shkruan se, raundi i ri i konsultimeve midis Greqisë dhe Shqipërisë është hapur me çështjen e pezulluar të kufirit detar në krye të agjendës, pas rizgjedhjes së Kryeministrit Edi Rama për një mandat të katërt si kryeministër.
“Ta Nea” nënvizon se, në takimin kokë më kokë Gerapetritis-Hasani në Athinë, më 3 qershor, konsiderohet e sigurt se çështja e Zonës Ekonomike Ekskluzive Greko-Shqiptare do të trajtohet, në mënyrë që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje mbi "hapat e mëtejshëm" për t'ia referuar këtë mosmarrëveshje specifike Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, siç ishte rënë dakord në vitin 2020.
Sipas gazetës greke, burime kompetente shqiptare vënë në dukje se për Tiranën është gjithashtu një çështje me "rëndësi të jashtëzakonshme". Ata theksojnë se, nëse jepet drita jeshile për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, të dyja palët duhet të ndjekin hapat e nevojshëm dhe të bashkëpunojnë ngushtë. Për qeverinë shqiptare, për më tepër, çështja kryesore tani është rruga e qetë për pranimin e Shqipërisë në BE. Në këtë drejtim, Tirana pranon se po merr "mbështetje të konsiderueshme" nga Athina.
Prandaj, thellimi i marrëdhënieve dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë tani vlerësohet nga Tirana si një "prioritet i lartë".
“Angazhimi ndaj rrugës evropiane të Shqipërisë ishte ndoshta faktori më i rëndësishëm, siç theksojnë burimet, që përcaktoi triumfin e fundit zgjedhor të Ramës, me procesin e pranimit që vazhdon pa probleme, me Konferencën e Pestë Ndërqeveritare BE-Shqipëri që u mbajt në Bruksel”, shkruan “Ta Nea”.
Megjithatë, burimet kompetente theksojnë se gjatë Samitit të fundit të Komunitetit Politik Evropian, Emmanuel Macron nuk e përjashtoi pranimin e Shqipërisë në BE në vitin 2027, tre vjet më herët se objektivi.
Ndërsa agjenda përfundimtare e takimit të ardhshëm midis George Gerapetritis dhe homologut të tij shqiptar Igli Hasani është ende duke u formuluar, burimet parashikojnë se gjatë bisedimeve do të diskutohet edhe forcimi i bashkëpunimit greko-shqiptar, si në fushat ekzistuese ashtu edhe në ato të reja.
Sipas gazetës greke, një element tjetër që pasqyron rëndësinë e marrëdhënies mes shteteve është përqindja dërrmuese që Partia Socialiste mblodhi përmes votave të shqiptarëve që banojnë në qytetet greke, mbi 84%. Nëse e krahasojmë me shifrat e përgjithshme të diasporës, ku Rama fitoi 61.3% të votave, kuptohet më qartë mbështetja e shqiptarëve të Greqisë.
Në fund të artikullit të “Ta Nea”, thekson se ky fakt nga Tirana shpjegohet me fushatën e zhvilluar nga kryeministri shqiptar në tokën helene, por edhe ngaqë shqiptarët në territoret greke e kanë mbështetur prej kohësh Partinë Socialiste.
Sondazh

Evropianët zgjedhin trenat - Gjysma e qytetarëve preferojnë transportin hekurudhor para avionit
Udhëtimi me tren po përjeton një rilindje dhe evropianët janë pro këtij ndryshimi, sipas sondazhit të fundit. Një studim me 11,000 persona nga prodhuesi i......

Si duhet të deklarojnë hotelet gjatë sezonit? - Tatimet: Shmangni “paketat javore”, plotësoni faturat sipas shërbimeve
Ndërsa sezoni turistik veror ka nisur, Administrata tatimore u kërkon strukturave akomoduese, si hotele dhe bujtina, që të deklarojnë sipas ligjit net......

Objektivat për kursimin e energjisë - Sistem monitorimi dhe verifikimi digjital për të vlerësuar arritjen
Qeveria do të ngrejë një sistem monitorimi dhe verifikimi digjital për të vlerësuar arritjen e objektivave kombëtare të eficiencës së energjisë në nivel......

Rritje e përgjithshme në kursin e këmbimit - Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse duket ta ketë nisur fundjavën në qëndrueshmëri ka regjistruar një rritje të lehtë nga dita e djeshme pasi është blerë këtë mëngjes......

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3, Ministri Hasani: Rrugëtimi ynë drejt BE-së nuk ka qenë ndonjëherë kaq i qartë
Pasditen e sotme u zhvillua në Bruksel, Konferenca e 5-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, e cila miratoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me......

Aktiviteti i biznesit në Eurozonë tkurret në maj - Sektori i shërbimeve pëson rënie, ndërsa prodhimi stabilizohet
Aktiviteti i biznesit në Eurozonë u tkurr në maj për herë të parë këtë vit. Një ndër faktorët kryesorë të tkurrjes ishte sektori i shërbimeve, që pësoi rënie......

Kartat Blu: Cili vend i BE-së ofron pagën minimale më të lartë për punëtorët jashtë Bashkimit Europian?
Raporti i fundit mbi Kartat Blu tregon se Gjermania mirëpret më shumë punëtorë nga jashtë BE-së midis shteteve anëtare të bllokut. Berlini lëshoi rreth......

AKMC bashkëpunim me Francën për menaxhimin e emergjencave civile!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mirëpriti një delegacion francez të përfaqësuesve të Kursit të Studimeve të Larta të Ministrisë së Brendshme të Francës......