Ku qëndron Shqipëria në hartën e punësimit në Europë? - Kyesojmë rajonin me 68.9%, por ende poshtë mesatares së BE

Shkalla e punësimit është një nga treguesit më të rëndësishëm ekonomikë dhe socialë.
Sipas të dhënave të INSTAT shkalla e punësimit në Shqipëri arriti në 68.9% për grupmoshën 15 deri në 64 vjeç gjatë tremujorit të fundit të vitit 2025, duke u pozicionuar pak nën mesataren e Bashkimit Europian për 27 vendet anëtare, e cila është 71.1%. Të dhënat tregojnë se Shqipëria mbetet disa pikë përqindje larg nivelit mesatar europian, por njëkohësisht qëndron më mirë se disa vende të rajonit të Ballkanit.
Nëse e krahasojmë me vendet fqinje, Shqipëria ka një shkallë punësimi më të lartë se Bosnja dhe Hercegovina me 56.1%, Maqedonia e Veriut me 59.4% dhe Serbia me 66.3%. Kjo tregon se tregu i punës në Shqipëri ka një performancë relativisht më të mirë se disa ekonomi të rajonit, megjithëse diferenca me vendet më të zhvilluara europiane mbetet e konsiderueshme.
Në anën tjetër të tabelës, disa vende të Bashkimit Europian shfaqin nivele shumë më të larta punësimi. Holanda kryeson me 82.3%, ndërsa Malta dhe Zvicra arrijnë në 79.8%. Gjithashtu, ekonomi të mëdha si Gjermania regjistrojnë një nivel prej 77.3%, ndërsa Danimarka dhe Suedia mbeten mbi 76%.
Nga ana tjetër, përveç vendeve të rajonit, edhe disa shtete të Bashkimit Europian kanë një përqindje më të ulët për sa i përket shkallës së punësimit. Këtu renditet Italia, e cila është shteti europian me përqindjen më të ulët të punësimit krahasuar me vendet e tjera të BE-së, me një shkallë punësimi 62.4%, e ndjekur nga Greqia, Spanja dhe Belgjika.
Krahasimi i këtyre shifrave tregon se Shqipëria po afrohet gradualisht me nivelin mesatar europian të punësimit, por hendeku me ekonomitë më të forta të kontinentit mbetet ende i dukshëm. Përmirësimi i mundësive të punësimit dhe rritja e pjesëmarrjes në tregun e punës konsiderohen faktorë kyç për të afruar më tej vendin me standardet europiane.
Nafta rrezikon të “ngrijë” pagat - Analiza/ Çmimet e larta, presion mbi bizneset
Rritja e çmimeve të naftës në fillim të Marsit 2026 ka sjellë një valë goditëse në kostot e transportit dhe të prodhimit, duke ushtruar presion të......
“Nga toka jonë në sofrën tuaj”, ministri Salla hapi panairin e produkteve bujqësore në Elbasan
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, hapi sot në Elbasan panairin e produkteve bujqësore “Nga toka jonë në sofrën tuaj”, një aktivitet i......
Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM/ Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi është kyç për sigurinë e rajonit
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të stërvitjes së përbashkët mes forcave speciale të Policisë së......
Shteti hyn në tregun e naftës për të frenuar çmimet - Rama: Do të krijojmë një faktor publik për të lehtësuar barrën e qytetarëve
Shteti do të ndërhyjë për të rregulluar tregun e naftës, nisur prej rritjes së çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme. Në një konferencë për mediat,......
OSHEE Group rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë
OSHEE Group sh.a. ka ndërmarrë një hap të ri në mbështetje të profesionistëve të sektorit energjetik, duke rritur pagat për punonjësit e terrenit dhe......
Vendimi për imunitetin e Ballukut nuk frenon procesin e anëtarësimit në BE
Gjatë një konference për mediat, kryeministri Edi Rama u shpreh se vendimi I djeshëm i Kuvendit për imunitetin e Ballukut nuk frenon procesin e anëtarësimit......
Çmimet e pronave në Durrës pritet të rriten deri 10%/ Zonat bregdetare si Currila dhe Vollga do të udhëheqin rritjen
Sipas studimeve të Investropa çmimet e pronave në Durrës pritet të rriten nga 6% deri në 10% gjatë vitit 2026, duke shënuar një ritëm më të moderuar......
Vetëm 5% e grave në botë jetojnë në ekonomi me barazi të plotë ligjore/ WB: Shqipëria ka bërë përparim por sfidat në zbatimin e ligjeve mbeten
Në mbarë botën, barazia ekonomike mes grave dhe burrave mbetet ende një objektiv i parealizuar. Sipas raportit World Bank, sot më pak se 5 % e grave jetojnë......


