Ku po shkojnë 5 milionë euro në bujqësi? - Skema e investimeve, Korça më “agresivja”. Lezha, e fundit
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka nisur shpërndarjen e fondit prej 5 milionë euro të Skemës së Investimeve tek fermerët që kanë aplikuar dhe janë përzgjedhur, pasi kanë plotësuar kriteret e kërkuara.
Ndërsa procesi i aplikimeve për Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024 ka përfunduar më 8 nëntor 2024, për disa aplikime AZHBR është ende në proces të kontrollit administrativ, ku afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është shtyrë deri më 28 Shkurt 2025.
Referuar të dhënave zyrtare të AZHBR, Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi 2024 ka regjistruar gjithsej 404 aplikime. Nga këto, 360 aplikime kanë përmbushur kriteret e përzgjedhjes. Ndërkohë që në listën e parë të aplikimeve të përzgjedhura të cilat disa janë në fazë disbursimi dhe disa në pritje të lidhjes së kontratës janë 163 të tilla.
Por cilat janë qarqet që do të përfitojnë më shumë nga kjo skemë? Nga analiza e të dhënave rezulton se qarku që ka pasur interesin më të lartë dhe përfiton më shumë nga ky fond është Korça, ndjekur nga Fieri, Vlora dhe Tirana. Ndërsa qarqet që përfitojnë më pak mbështetje, për shkak të interesit të ulët në aplikime por edhe problematikave me plotësimin e dokumenteve janë Kukësi, Gjirokastra dhe Lezha.
Interesi më i lartë ka qenë për investime në mekanizimin e fermave me 305 aplikime dhe për ndërtimin e stallave blegtorale dhe stabilimentet për rritjen e shpendëve me 49 aplikime. Ndërkohë, numri i aplikimeve për masat që lidhen me serrat diellore dhe akuakulturën ka qenë më i kufizuar.
Fondi për Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024, i vendosur në dispozicion nga buxheti i Qeverisë Shqiptare është 1.5 miliardë lekë, me shtrirje dyvjeçare, që do të disbursohen në formën e granteve deri në 50% të vlerës së faturave tatimore të investimit.
Ky financim mbulon fushat kryesore të investimeve, si ndërtimin e serrave diellore, instalimin e rrjetave antibreshër, ndërtimin e stallave blegtorale dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve, blerjen e mekanikës bujqësore dhe investime në akuakulturën detare.
Sondazh

Partitë politike në Gjermani - Qëndrimet e tyre mbi çështjet kryesore gjeopolitike dhe ekonomike
Gjermania do të mbajë zgjedhje të parakohshme kombëtare më 23 shkurt, pas rënies së koalicionit trepalësh të kancelarit Olaf Scholz. Por cilat janë partitë......

83 mld lekë pagesa me kartë përmes POS - BSH: Viti i kaluar shënoi rekord terminalesh të instaluara nga bizneset
Gjatë vitit të kaluar, bizneset instaluan një numër rekord të terminaleve POS. Aktualisht, në Shqipëri numërohen rreth 24 mijë terminale POS, ku vetëm në......

Ankand elektronik për targa të personalizuara - DPSHTRR hap tenderin për krijimin e platformës
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka shpallur hapjen e tenderit për krijimin e një ndërfaqeje, platformë për ankandin elektronik të......

Evropa zgjedh trenat e shpejtë - Rrjeti me shpejtësi të lartë u dyfishua në dekadën e fundit
Rrjeti hekurudhor me shpejtësi të lartë i BE-së është pothuajse dyfishuar në një dekadë, sipas shifrave zyrtare. Linjat që transportojnë trena me 250 km/h......

Plani i rritjes, si ndahen 1 miliardë euro të BE për 3 vjet? - 5 sektorët që përfitojnë. Nga bizneset, tek fuqizimi i kapitalit njerëzor
Shqipëria do të përfitojë afro 1 miliardë euro deri në vitin 2027 nga Bashkimi Europian në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të cilat do......

6.7 miliardë euro gjatë dy viteve të ardhshme – Pse Danimarka po rrit ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes?!
Danimarka do të shpenzojë 50 miliardë krona shtesë (6.7 miliardë euro) për mbrojtjen gjatë dy viteve të ardhshme, në mes të kërcënimit të vazhdueshëm që......

Shqipëria avancon në rrugën drejt BEsë - Gonxhja: Hapen grup-kapitujt 2 dhe 3 të negociatave!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur sot përmes një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria po avancon në rrugën......

Tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit – Rama: Gati në mars!
Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy” deklaroi sot se në mars do të jetë gati tuneli i Murrizit......