Shqipëria Postuar më 15 Prill 2026, 11:19

Ku po investojnë pensionistët e huaj në Shqipëri? Kostot e jetesës mbeten të ulëta, por dilema mes qirasë dhe blerjes vazhdon

Nga Eldiona Serani

Ku po investojnë pensionistët e huaj në Shqipëri? Kostot e

Shqipëria është duke u bërë një nga vendet ku pensionistët e huaj zgjedhin të jetojnë, për shkak të shumë lehtësirave dhe kostove të ulëta të jetesës. Gjithashtu, edhe bukuria e vendit si dhe siguria mbeten disa nga shumë faktorët se pse gjithnjë e më shumë në Shqipëri po afrohen banorë të Europës.

Mirëpo sa të interesuar janë këta pensionistë për blerjen e pasurive të paluajtshme? Që nga fillimi i vitit 2026, krahasimi midis kostove mujore të blerjes dhe qirasë në Shqipëri tregon se pronësia kushton rreth 73,000 deri në 110,000 lekë, ndërsa qiraja e një apartamenti të ngjashëm me një dhomë gjumi kushton 63,000 deri në 97,000 lekë. Kjo tregon se diferenca mujore mbetet relativisht e vogël, duke e bërë zgjedhjen mes blerjes dhe qirasë jo gjithmonë të qartë dhe të varur nga preferencat individuale.

Në praktikë, kjo do të thotë se shumë pensionistë të huaj fillimisht zgjedhin të marrin me qira për të njohur zonën dhe stilin e jetesës, përpara se të marrin një vendim përfundimtar për blerje. Nga ana tjetër, ata që kanë më shumë siguri për qëndrimin afatgjatë në Shqipëri, e shohin blerjen si një investim më të qëndrueshëm.

Sipas studimit të Investropa, pika tipike e barazimit, ku blerja bëhet më e lirë se qiraja, arrihet zakonisht pas rreth pesë deri në shtatë vjetësh. Pas kësaj periudhe, përfitimet nga krijimi i kapitalit dhe shmangia e rritjes së vazhdueshme të qirave priren ta bëjnë pronësinë më të favorshme. Megjithatë, ky është një vlerësim që mund të ndryshojë në varësi të çmimit të pronës, normave të interesit dhe zhvillimit të tregut imobiliar në vend.

Faktorët kryesorë që ndikojnë në vendimmarrjen e pensionistëve të huaj përfshijnë sigurinë për të qëndruar në Shqipëri për një periudhë të gjatë, mundësinë për të paguar menjëherë si dhe zgjedhjen e vendndodhjes. Në zonat më të kërkuara, si Tirana, çmimet më të larta shpesh e bëjnë qiranë një opsion më fleksibël, ndërsa në qytetet e vogla ose bregdetare, blerja mund të jetë më tërheqëse.

Po ashtu, nuk mungojnë edhe sfidat praktike, si menaxhimi i pronës apo komunikimi në një gjuhë që mund të mos zotërohet mirë. Për këtë arsye, vendimi përfundimtar mbetet një balancë mes kostos, planeve personale dhe komoditetit që kërkon secili pensionist në jetën e tij të re në Shqipëri.

 

Shqipëria 15 Prill Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan pas rënies së ndjeshme që pësoi ditën e djeshme duket se ka rikuperuar disi në raport me monedhën vendase teksa është blerë sot me 80.7 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat