Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri? Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues

Sa nxënës ka për çdo mësues në gjimnazet shqiptare? Ky është një tregues që pasqyron jo vetëm sa të mbushura janë klasat, por edhe sa mbështetje mund të marrë çdo nxënës gjatë procesit mësimor. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se raporti mes nxënësve dhe mësuesve ndryshon ndjeshëm nga një qark në tjetrin dhe sipas llojit të arsimit.
Tirana dhe Durrësi me klasat më të mbushura
Në shkollat e mesme publike, qarqet më të mëdha kanë raportin më të lartë të nxënësve për mësues. Durrësi rezulton me rreth 14 nxënës për një mësues, ndërsa Tirana me rreth 13 nxënës për mësues. Edhe Elbasani dhe Fieri kanë një raport relativisht të lartë, me rreth 11-12 nxënës për mësues.
Në të kundërt, qarqet më të vogla kanë klasa më pak të mbushura. Në Gjirokastër rezultojnë mesatarisht vetëm 8 nxënës për një mësues, ndërsa në Lezhë rreth 9 nxënës për mësues. Raporte të ngjashme kanë edhe Korça, Kukësi dhe Berati, ku një mësues mbulon mesatarisht 10–11 nxënës.
Arsimi privat me klasa më të vogla
Në arsimin privat raporti është zakonisht më i ulët, duke treguar klasa më të vogla. Në Tiranë, ku është përqendruar pjesa më e madhe e shkollave private, ka rreth 8 nxënës për një mësues. Në Durrës dhe Elbasan raporti është rreth 9 nxënës për mësues, ndërsa në disa qarqe të tjera varion nga 10 deri në 15 nxënës për mësues.
Në disa zona si Gjirokastra, raporti është edhe më i ulët për shkak të numrit shumë të vogël të nxënësve në sektorin privat.
Profili i mësuesit në Shqipëri/ Rreth 43 vjeç mosha mesatare, 75% gra dhe vetëm 36% të kënaqur më pagën
Mësuesit mbeten faktori më i rëndësishëm në cilësinë e arsimit dhe në zhvillimin e brezave të rinj. Në një kohë kur teknologjia, inteligjenca artificiale dhe......
Humbjet e energjisë në rrjet ranë me 1.3%/ Ulja më e madhe në transmetim, përmirësohet edhe shpërndarja
Humbjet e energjisë elektrike në rrjet vijuan të ulen edhe gjatë vitit 2025, sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave. Humbjet arritën në......
Konflikti i Iranit rrit çmimet e naftës amerikane/ Nafta e rëndë e SHBA në nivelin më të lartë që nga viti 2020
Nafta bruto e SHBA-së vazhdoi të rritet, ndërsa konflikti i Iranit nxiti disa prodhues të naftës së rëndë bruto në Lindjen e Mesme të kufizojnë prodhimin......
Analiza e Reuters: Lufta SHBA-Izrael me Iranin po trondit biznesin global
Lufta SHBA-Izrael me Iranin po i trondit bizneset në mbarë botën, duke rritur çmimet e energjisë, duke shtrydhur furnizimet me lëndë të para kritike dhe duke......
“Ky 7 mars ju gjen më të vlerësuar, me paga të rritura”/ Rama e Kumbaro urim për Ditën e Mësuesit
7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një nga datat më të rëndësishme për arsimin shqiptar, një ditë që shërben për të vlerësuar rolin dhe kontributin e mësuesve......
Kalimi i detyrës në Ministrinë e Mbrojtjes, Ermal Nufi: Shërbimi ndaj Atdheut, detyrë që nuk vjen pa sakrifica
Në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt ceremonia e kalimit të detyrës nga Pirro Vengu tek ministri i ri i Mbrojtjes te Ermal Nufi. Ministri i ri tha se e merr......
“Wom Travel”: Riviera Shqiptare, surpriza e verës 2026, korriku ideal për pushime
“Për turistët që kërkojnë një destinacion të ri, me ujëra kristaltë dhe çmime jashtëzakonisht konkurruese, Riviera Shqiptare është surpriza që nuk e......
Vendimi i Qeverisë: Rritja e pagës minimale, bizneset do të kompensohen me 16.7%
Për të lehtësuar bizneset pas rritjes së pagës minimale, qeveria do të zbatojë sërish skemën e dhënies së kompensimit me qëllim mbulimin e shtesës së......


