Shqipëria Postuar më 10 Mars 2026, 10:48

Ku do të rriten më shumë çmimet e banesave në Tiranë? Mund të shtrenjtohen deri në 60% në pesë vitet e ardhshme

Nga Eldiona Serani

Ku do të rriten më shumë çmimet e banesave në

Tre zonat e Tiranës që pritet të shënojnë rritjen më të fortë të çmimeve të pronave në pesë vitet e ardhshme janë Astiri, Kashari dhe Yzberishti. Këto zona, po përfitojnë gjithnjë e më shumë nga zhvillimet infrastrukturore dhe zgjerimi urban. Sipas analizave të tregut, përmirësimi i aksesit rrugor, rritja e shërbimeve dhe ndërtimet e reja pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e vlerës së pronave në këto zona.

Sipas parashikimeve, gjatë një periudhe pesëvjeçare këto zona mund të regjistrojnë një rritje të çmimeve nga 40% deri në 60%, duke tejkaluar mesataren e qytetit që pritet të jetë rreth 30%–45%. Avantazhi i tyre lidhet kryesisht me përmirësimin e aksesit, zhvillimin e projekteve të reja urbane dhe zgjerimin e zonave të banimit drejt periferisë së Tiranës. Sipas studimi të Investropa kjo nuk është një rritje e përkohshme, por një trend strukturor që pritet të vazhdojë në vitet e ardhshme, ndërsa qyteti zgjerohet.

Ndërkohë, ndër zonat që konsiderohen aktualisht të nënvlerësuara, Paskuqani përmendet si një nga surprizat e mundshme të tregut në Tiranë gjatë pesë viteve të ardhshme. Zona kombinon çmime relativisht të ulëta me një zhvillim gradual të infrastrukturës, shërbimeve dhe lidhjeve të transportit me pjesët e tjera të qytetit. Këto përmirësime ende nuk janë reflektuar plotësisht në çmimet e tregut, çka mund të krijojë hapësirë për rritje të ndjeshme të vlerës së pronave në të ardhmen.

Trendet demografike në Shqipëri gjithasshtu  po ndikojnë ndjeshëm tregun e pasurive të paluajtshme. Migrimi nga zonat rurale drejt Tiranës dhe zonave bregdetare po rrit kërkesën për banesa, ndërsa rikthimi i diasporës, ardhja e të huajve dhe punonjësve në distancë po shtojnë blerjet e pronave. Megjithatë, rënia e përgjithshme e popullsisë për shkak të emigracionit dhe lindshmërisë së ulët po kufizon kërkesën në qytetet dytësore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat