Shqipëria Postuar më 20 Prill 2026, 12:53

Kthimi nga investimi i qirave arrin deri në 6.4%/ Cilat janë zonat më fitimprurëse në Tiranë dhe bregdet?

Nga Eldiona Serani

Kthimi nga investimi i qirave arrin deri në 6.4%/ Cilat janë zonat

Një ndër format e investimeve që shumë njerëz zgjedhin të bëjnë është edhe blerja e pronave për qira, duke marrë kështu një pjesë të parave të cilat kthejnë mbrapsht investimin. Ky kthim investimi varet nga shumë faktorë, por kryesisht Shqipëria mbahet si një nga vendet ku kthimi i investimit mban nivele të larta, pasi krahasuar me Evropën ka çmime më të ulëta të banesave. Gjithsesi, kjo gjë ndikohet nga shumë faktorë si: lloji i pronës, investimi i brendshëm i saj, si edhe vendndodhja.

Sipas të dhënave të Investropa, Don Bosko rezulton lagjja me kthimin më të lartë të investimit nga qiraja në Tiranë. Rendimenti bruto i qirasë arrin në 6.4%, që nënkupton përqindjen e të ardhurave vjetore nga qiraja në raport me çmimin e blerjes së pronës, pa përfshirë shpenzime si mirëmbajtja, taksat apo kostot e tjera operative.

Menjëherë pas Don Boskos renditet Astiri, si një tjetër zonë me interes të lartë për investitorët, për shkak të balancës mes çmimit të pronës dhe të ardhurave nga qiraja. Edhe Bulevardi i Ri paraqet potencial të mirë, duke u renditur në vendin e tretë për rendimentin e investimit, çka e bën një nga zonat më të kërkuara në zhvillim.

Po ashtu, Pazar i Ri spikat me një rendiment bruto rreth 6.3%, duke mbetur një zonë e preferuar për investime në prona të vogla dhe afatshkurtra. Në zonat bregdetare, Golemi ofron gjithashtu një kthim tërheqës prej rreth 6.2%, ndërsa në Lungomare rendimenti bruto i qirasë zakonisht qëndron rreth 5.7%, i ndikuar nga sezonaliteti i turizmit.

Ndërkohë, për sa i përket lagjeve ku kthimi i investimit nga qiraja rezulton më i ulët, Blloku është një nga zonat që spikat në këtë kategori. Kjo lidhet kryesisht me faktin se çmimet e pronave në këtë zonë janë shumë të larta, ndërsa tregu i qirave nuk rritet në të njëjtin ritëm, duke krijuar kështu një raport më të ulët mes të ardhurave nga qiraja dhe vlerës së investimit.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Blloku nuk është një zonë tërheqëse për investime, por më tepër se rendimenti mesatar nga qiraja është më i ulët krahasuar me zona të tjera të Tiranës. Duhet theksuar gjithashtu se këto të dhëna përfaqësojnë një mesatare të përgjithshme të tregut dhe mund të ndryshojnë ndjeshëm nga një pronë në tjetrën.

Shqipëria 20 Prill Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës në raport me një javë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat