Shqipëria Postuar më 24 Dhjetor 2025, 12:41

“Kthen godinat e amortizuara në qendra funksionale”/ Kryeministri Rama inspekton "Kengo Art Park” në Petrelë

Nga Fabjona Pasho

“Kthen godinat e amortizuara në qendra funksionale”/

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar kantierin e "Kengo Art Park", një projekt që po ndërtohet në mes të natyrës së Petrelës në 32 mijë metra katrorë sipërfaqe, e që do të shërbejë si një qendër e re për artin dhe kulturën.

I shoqëruar nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, kryeministri ndoqi nga afër punën që po kryhet në këtë kantier, i cili do të shndërrohet në një park ku do të gjejnë hapësirën e tyre të gjitha moshat.

“Ky park vjen në vazhdën e investimeve të qeverisë për transformimin e aseteve publike duke i kthyer godinat e amortizuara, në qendra arti, kulture, ekspozimi, inovacioni, e hapësira socializimi për të rinjtë, duke ruajtur nga pikëpamja arkitekturore edhe memorien historike të vetë godinave”, u shpreh Rama.

I projektuar nga mjeshtri i arkitekturës, japonezi Kengo Kuma, parku pritet të jetë gati në shtator të vitit të ardhshëm.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat