Shqipëria Postuar më 21 Nëntor 2024, 15:12

Kthehen paratë për profesionistët e lirë - Malaj: Rimbursimi brenda Dhjetorit. Rivlerësimi vitin e ardhshëm

Nga Elisabeta Dosku

Kthehen paratë për profesionistët e lirë - Malaj: Rimbursimi

Brenda muajit Dhjetor, profesionistëve të lirë do tu kthehen pas 5 milionë euro të paguara si rrjedhojë e ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat dhe shfuqizimit që iu bë nga Gjykata Kushtetuese.  Lajmi u dha nga Ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili theksoi se do të falen edhe kamatëvonesat.

“Besoj që në mbledhjen e ardhshme të qeverisë do të kemi një lajm pozitiv për të gjithë profesionistët e lirë , ku besoj brenda muajit Dhjetor do të kthehen fondet e marra nga profesionet e lira dhe do të fshihen të gjitha detyrimet e regjistruara përgjatë periudhës janar-korrik, që ligji ishte në fuqi. Besoj do të ketë një lajm të mirë edhe për profesionistët e lirë”.

Në përgjigje të pyetjes së SCAN TV lidhur me procesin e rivlerësimit , theksoi se nisma do të miratohet në fillim të vitit të ardhshëm, paralelisht me propozimin për çmimet e reja të referencës në të gjitha bashkitë në vend, përveç Tiranës.

"Do ti propozojmë qeverisë që krahas procesit të rivlerësimit të përcaktohen dhe çmimet e reja të referencës për të gjitha bashkitë përveç Tiranës, pasi çmimet e referencës  në bashkitë e tjetra datojnë nga vitit 2016 dhe nuk reflektojnë çmimet aktuale të tregut. Ne propozojmë që të dyja këto nisma, të  hidhen paralelisht në  të njëjtën kohë qytetarëve që të bëjnë rivlerësimin me normën e tregut duke paguar normën e reduktuar të tatimit mbi të ardhurat. Ministria e Financave ka nisur nga puna për përcaktimin e çmimeve të reja të referencës, aktualisht kemi përmbyllur procesin e çmimeve të referencës për 14 bashkitë  e mëdha  dhe po vijon për bashkitë e tjera. Grupi i punës parashikon që brenda tremujorit të parë ta kemi mbyllur këtë proces, më pas do ti hedhim këto dy nisma për konsultim publik në mënyrë që më pas të vijohet me rivlerësimin."

Në konferencën e përbashkët me FMN dhe Bankën e Shqipërisë, Ministri i Financave bëri një panoramë të ecurisë së ekonomisë përgjatë këtij vitit dhe të buxhetit për vitin e ardhshëm.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat