Kthehen 6.1 milionë euro për profesionistët e lirë - Tatimet: Procesi nuk ka përfunduar. Çfarë duhet të bëjnë bizneset e pa rimbursuara?
Administrata tatimore u ka kthyer profesionistëve të lirë deri më tani 6.1 milionë euro, të cilat ishin paguar si këste paraprake të Tatimit mbi Fitimin e Thjeshtuar, apo Tatimin mbi Fitimin si rrjedhim i ligjit për tatimin mbi të ardhurat.
Ndërkohë që ka ende tatimpagues që nuk janë rimbursuar ende për këstet e parapaguara për vitin 2024, për shkak të mungesës së llogarisë bankare ose të dhënave të pasakta.
Administrata tatimore bën me dije se këto subjekte duhet të dorëzojnë një kërkesë pranë Drejtorive Rajonale (me shkrim ose nëpërmjet eFiling). Tatimpaguesit duhet të kenë një llogari aktive bankare në monedhën lekë dhe saktësojnë të dhënat e tyre si dhe ta ngarkojnë paraprakisht në eFiling (menuja “Profili im”).
Si pasojë e të dhënave të pasakta të deklaruara nga tatimpaguesit, ka mbetur një shumë e parimbursuar në nivelin e 380 mijë euro.
Nga ky proces ishte parashikuar të rimbursoheshin në total 7157 profesionistë të lirë të cilët kishin paguar këstet.
Profesionistët e lirë kishin afat final deri më datën 18 dhjetor për të deklaruar të dhënat e llogarive bankare, në mënyrë që të merrnin pas këstet e parapaguara.
Ligji për tatimin mbi të ardhurat i cili hyri në fuqi më 1 Janar 2024, tatonte afro 29 mijë profesionistë të lirë me një normë nga 15-23 %. Profesionistët nuk ishin dakord me këtë regjim tatimor dhe e çuan çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Pas disa seancash, Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizojë nenin që tatonte këtë shtresë, duke e cilësuar si diskriminues. Por gjatë kësaj periudhe një pjesë e mirë prej tyre kishin shlyer detyrimet përkatëse.
Sondazh

Mbrojtja e hapësirës detare në Shqipëri/ Vengu: Anijet e Rojës Bregdetare, rol kyç!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ri solli sot në vëmendje rëndësinë e misionit të Forcës Detare, ndërsa ndau dëshmitë e kapitenëve Arjanit Demçe dhe Ilir......

Bilanci i SPAK për vitin 2024: 629 masa sigurimi për vitin 2024, 5.1 % për vepra korrupsioni!
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot se ka dhënë për vitin 2024 masa sigurimi për 629 persona në total, prej të......

Fondi i Klimës së Gjelbër, 687 mln USD investime - Të shpërndara në 42 vende, projektet përfshijnë edhe Ballkanin
Fondi i Klimës së Gjelbër, më i madhi në botë që ndihmon vendet në zhvillim të përballen me ndikimet e ndryshimeve klimatike, ka miratuar 686.8 milionë......

Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin në 80.43 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie tejet të lehtë gjatë vitit 2024, në raport me vitin......

Zelensky: Jam i gatshëm të jap dorëheqjen si lider! Nëse kjo sjell paqen dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai ishte "gati" të jepte dorëheqjen si lider nëse kjo do të thoshte se kjo do të sillte në vendin e tij, duke......

40% e forcës punëtore të Shqipërisë punon jashtë - Raporti: Vendi është gjithashtu tranzit për afganët, sirianët dhe pakistanezët
Rreth 40% e forcës punëtore të Shqipërisë punon jashtë vendit. Kështu thotë raporti më i fundit i Organizatës Botërore të Migracionit, i cili thekson se për......

Përvjetori i 3-të i pushtimit të Ukrainës: Trump quan Zelenskyn 'diktator', liderët botërorë mbërrijnë në Kiev ndërsa BE jep 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare!
Ursula von der Leyen mbërriti në Kiev me tren të hënën në mëngjes për të shënuar përvjetorin e tretë të fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe......

Hapen aplikimet për panelet diellore për ngrohjen e ujit/ Balluku: Mbështetje 70% për 2 mijë familje!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se duke nisur nga sot qytetarët mund të aplikojnë......