Shqipëria Postuar më 7 Janar 2025, 11:20

Kryeqytetit i shtohet instalacioni “Tirana Moons” - Fondi 38 milionë lekë për një hapësirë inovative

Nga Ernilda Luzi

Kryeqytetit i shtohet instalacioni “Tirana Moons” - Fondi 38

Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për instalacionin “Tirana Mooons”. Fondi limit i përllogaritur i këtij projekti është 38 milionë e 909 mijë lekë.

Sipas dokumentacionit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, struktura modulare “Hënë” është një pavijon sferik i bërë kryesisht prej druri dhe pëlhure.

Moduli i “Hënës” është i përbërë nga elemente të cilët vendosen mbi njëri- tjetrin në tre faza montimi dhe konceptimi. Struktura përbëhet nga një kornizë rrethore e bërë nga trarët unazorë prej druri. Ky dizajn modern është estetik, duke e bërë atë vizualisht të këndshëm, por është edhe funksional, me shtigje të qarta dhe zona ndenjëse për grupet, për t'u mbledhur.

Hapësira është e optimizuar për ndërveprim me kupolat, që veprojnë si njësi individuale që mund të strehojnë aktivitete të ndryshme. Natyra modulare e strukturës lejon fleksibilitet.

Sipas dokumentit, dyshemeja do të ndërtohet me dru dhe modulet raftet e librave janë projektuar, si njësi individuale që ofrojnë fleksibilitet, duke lejuar një gamë të gjithanshme konfigurimesh dhe funksionesh.

Druri është një burim i rinovueshëm dhe pamja e tij natyrore e ndihmon strukturën të integrohet pa probleme me mjediset e jashtme, duke minimizuar ndikimin e tij mjedisor.

Afati i fundit për paraqitjen e ofertave nga operatorët është deri më datë 21 janar 2025.

Kryeqytetit i shtohet instalacioni “Tirana Moons” - Fondi 38 Kryeqytetit i shtohet instalacioni “Tirana Moons” - Fondi 38 Kryeqytetit i shtohet instalacioni “Tirana Moons” - Fondi 38 Kryeqytetit i shtohet instalacioni “Tirana Moons” - Fondi 38 Kryeqytetit i shtohet instalacioni “Tirana Moons” - Fondi 38 Kryeqytetit i shtohet instalacioni “Tirana Moons” - Fondi 38

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat