Kryeministri Rama shpall zgjedhjet për drejtimin e Tiranës: “Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet kryeqytetit"

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama ka shpallur zgjedhjet për kryetar Bashkie në Kryeqytet. Sipas tij Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet Tiranës.
“Asnjë nuk e di sa mund të zgjasë kjo histori dhe asnjë zëvendësues nuk mund ta ketë legjitimitetin për ta udhëhequr për dy vitet e ardhshme bashkinë e kryeqytetit. Nuk i heq asnjë meritë kryetares së bashkisë për çfarë ka bërë prej 7 muajsh por ne sot duhet të marrim një vendim politik për ti hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar bashkie në Tiranë. Këshilli bashkiak duhet ti hapë rrugë shkarkimit të kryetarit të bashkisë. Tirana nuk mund të gdhihet dhe ngryset më si një turp pa kokë dhe Tirana nuk duhet të kalojë më as 7 ditë të tjera pa e ditur se çdo të behet me kryetarin e bashkisë. Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet Tiranës”, u shpreh Rama.
“Ogerta Manastirliu është figura e gruas dhe nënës që ka rritur vajzat e saj të shkëlqyera në këtë kryeqytet, e qytetares dhe menaxheres për të kuruar plagët e qeverisjes së çalë të qeverisjes tejet të çalë të Kryeqytetit dhe për te çuar para punën transformuese të Tiranës kryeqytet i Ballkanit. Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën dhe PS nuk ka më çfarë pret për ta vënë në lëvizje lokomotivën duke vënë në krye makinistin e duhur. Nuk kemi pse të kërkojmë një person më të përshtatshëm për ti dhënë lokomotivës një person më të përshtatshëm. Shokë dhe shoqe nga reflektimet për të shkuar në thelbin e sfidës së këtij mandati të 4 dua të ndaj me ju mendimin se me 83 mandatet që na dhanë qytetarët duhet të prodhojmë fuqi për ta drejtuar Shqipërinë si të ishim në mandatin e parë."
Tren elektrik Durrës-Rrogozhinë - Qeveria ratifikon marrëveshjen e grantit të BE prej 60.5 mln euro
Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ratifikoi marrëveshjen e grantit me Bankën Evropiane për Investime, për linjën hekurudhore Durrës – Rrogozhinë,......
Shumë remitanca, por me Euron kundër tyre/ Në gjysmën e parë të vitit, emigrantët sollën në Atdhe rreth 531.2 milionë euro
Remitancat nga emigrantët shqiptarë kanë shënuar një tjetër rekord historik në tremujorin e dytë të vitit 2025, duke arritur në 281.1 milionë euro, sipas të......
Nis Asambleja e PS-së me Bashkinë e Tiranës/ Rama: Situata nuk mban më! Nuk bëjmë avokatin e askujt
Ashtu siç ishte njoftuar Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet edhe kabineti i ri qeveritar pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11......
Borxhi i jashtëm bie në 10.5 mld euro - BSH: 40.5% raporti i tij me Prodhimin e Brendshëm Bruto
Rreth 10.5 miliardë euro rezulton të jetë borxhi i jashtëm i Shqipërisë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, stoku i borxhit të jashtëm është tkurrur me......
Miratohen kostot e reja të ndërtimit të banesave – MEKI: Përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët!
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, (MEKI) njofton se në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave pas gati një dekade, për herë të parë që prej......
Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? – Dobësohen Paundi e Franga!
Dollari amerikan është blerë këtë mëngjes me 82.4 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës nga dita e djeshme sipas......
Ellison “sfidon” Musk - Bëhet përkohësisht personi më i pasur në botë pas rritjes së Oracle me 43%
Larry Ellison, bashkëthemeluesi i gjigantit teknologjik Oracle, u bë përkohësisht personi më i pasur në botë, pasi aksionet e kompanisë u rritën deri në......
200,000 protestues paralizojnë rrugët e Francës - Qytetarët përplasen me policinë, mbi 470 të arrestuar
Policia franceze arrestoi 473 persona gjatë protestës së madhe me moton “Bllokojmë Gjithçka”, që synonte të paralizonte transportin dhe jetën e përditshme në......





