Kryeministri Rama: Pezullimi i ministres, goditje brutale ndaj ekzekutivit. Rast unik në Europë. Do ta çojmë në Kushtetuese

Qeveria shqiptare do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) për pezullimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në konferencën e përbashkët për media me Komisioneren e Zgjerimit Marta Kos, kryeministri e cilësoi si rast unik në historinë e Europës dhe si një cënim brutal të pavarësisë së pushtetit ekzekutiv.
“Sa i përket rastit konkret, dua të them tre gjëra.
Së pari, pavarësia e gjyqësorit nuk është as një slogan, as një manovër politike dhe as një eksperiment i përkohshëm. Është një shkëputje historike nga e kaluara. E realizuar vetëm në vitet e fundit, kjo pavarësi ka sjellë një risi absolute në jetën institucionale të Shqipërisë dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive, duke filluar nga një fakt i pamohueshëm: varrosja e kulturës 100 e kusur vjeçare të pandëshkueshmërisë. Por ajo ka shfaqur edhe dobësitë e natyrshme të një pushteti krejt të ri, foshnjor për nga mosha, si edhe refleksin e vjetër antidemokratik.
Së dyti, dua të theksoj se, pavarësisht dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin këto refleksa të vjetra antidemokratike të trupave të reja speciale, për ne — dhe për mua personalisht — mbrojtja dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë parakusht për çdo qëndrim tonin. Sepse, siç e thotë një fjalë e mençur që mua më pëlqen shumë: “Kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pistë.”
Dhe këtu vijmë te pika e tretë.
Pezullimi nga detyra i një ministri — në këtë rast edhe i zëvendëskryeministres, pra drejtueses së qeverisë në mungesë të kryeministrit — është një tjetër shfaqje e këtyre dobësive të pushtetit krejt të ri dhe e refleksit antidemokratik që përmenda më lart. Ky është një rast unik në historinë e Europës dhe po ashtu në historinë e trupave speciale të drejtësisë, të krijuara në proceset e integrimit europian të vendeve të ish-Lindjes komuniste. Nuk ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjyqtar të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë kokë më kokë një anëtar qeverie.
Ky është një cenim i drejtëpërdrejtë i pavarësisë dhe i funksionimit të një pushteti tjetër të pavarur, si ekzekutivi, duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe parlamentit, prej nga buron mandati i qeverisë dhe i çdo ministri. Zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është ajo strategjikja, si gjithmonë: që ta ruajmë dhe ta mbështesim pavarësinë e gjyqësorit si parakusht, edhe në këtë rast ekstrem.
E thënë drejt e qartë: ne nuk mund t’i përgjigjemi një arbitrariteti të këtyre përmasave me asnjë arbitraritet tjetër, dhe nuk do të angazhohemi — larg qoftë — në një betejë politike apo retorike me drejtësinë. Ne do të vazhdojmë me durimin tonë strategjik. Do ta ruajmë dhe do ta mbështesim pavarësinë e gjyqësorit, do të respektojmë pa kushte vendimin e pezullimit, dhe ndërkohë do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së cenuar të funksionimit të qeverisë vetëm te drejtësia, në Gjykatën Kushtetuese. Ky jemi ne. Ky jam unë. Dhe kështu do të jetë deri në fund, për sa kohë unë do të kem privilegjin të udhëheq Shqipërinë për ta bërë anëtare të Bashkimit Europian. Mbrojtja e pavarësisë së re dhe të patjetërsueshme të sistemit të drejtësisë është prioriteti ynë absolut, edhe përballë situatave flagrante si kjo, për të cilën drejtësia duhet të gjejë përgjigjen kushtetuese” deklaroi Rama.
Deklarata e plotë e kryeministrit
Edi Rama: Sa i përket rastit konkret, dua të them tre gjëra.
Së pari, pavarësia e gjyqësorit nuk është as një slogan, as një manovër politike dhe as një eksperiment i përkohshëm. Është një shkëputje historike nga e kaluara. E realizuar vetëm në vitet e fundit, kjo pavarësi ka sjellë një risi absolute në jetën institucionale të Shqipërisë dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive, duke filluar nga një fakt i pamohueshëm: varrosja e kulturës 100 e kusur vjeçare të pandëshkueshmërisë. Por ajo ka shfaqur edhe dobësitë e natyrshme të një pushteti krejt të ri, foshnjor për nga mosha, si edhe refleksin e vjetër antidemokratik.
Së dyti, dua të theksoj se, pavarësisht dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin këto refleksa të vjetra antidemokratike të trupave të reja speciale, për ne — dhe për mua personalisht — mbrojtja dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë parakusht për çdo qëndrim tonin. Sepse, siç e thotë një fjalë e mençur që mua më pëlqen shumë: “Kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pistë.”
Dhe këtu vijmë te pika e tretë.
Pezullimi nga detyra i një ministri — në këtë rast edhe i zëvendëskryeministres, pra drejtueses së qeverisë në mungesë të kryeministrit — është një tjetër shfaqje e këtyre dobësive të pushtetit krejt të ri dhe e refleksit antidemokratik që përmenda më lart. Ky është një rast unik në historinë e Europës dhe po ashtu në historinë e trupave speciale të drejtësisë, të krijuara në proceset e integrimit europian të vendeve të ish-Lindjes komuniste. Nuk ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjyqtar të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë kokë më kokë një anëtar qeverie.
Ky është një cenim i drejtëpërdrejtë i pavarësisë dhe i funksionimit të një pushteti tjetër të pavarur, si ekzekutivi, duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe parlamentit, prej nga buron mandati i qeverisë dhe i çdo ministri. Zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është ajo strategjikja, si gjithmonë: që ta ruajmë dhe ta mbështesim pavarësinë e gjyqësorit si parakusht, edhe në këtë rast ekstrem.
E thënë drejt e qartë: ne nuk mund t’i përgjigjemi një arbitrariteti të këtyre përmasave me asnjë arbitraritet tjetër, dhe nuk do të angazhohemi — larg qoftë — në një betejë politike apo retorike me drejtësinë. Ne do të vazhdojmë me durimin tonë strategjik. Do ta ruajmë dhe do ta mbështesim pavarësinë e gjyqësorit, do të respektojmë pa kushte vendimin e pezullimit, dhe ndërkohë do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së cenuar të funksionimit të qeverisë vetëm te drejtësia, në Gjykatën Kushtetuese. Ky jemi ne. Ky jam unë. Dhe kështu do të jetë deri në fund, për sa kohë unë do të kem privilegjin të udhëheq Shqipërinë për ta bërë anëtare të Bashkimit Europian. Mbrojtja e pavarësisë së re dhe të patjetërsueshme të sistemit të drejtësisë është prioriteti ynë absolut, edhe përballë situatave flagrante si kjo, për të cilën drejtësia duhet të gjejë përgjigjen kushtetuese.
Pezullimi është vendim i një gjykate që ne do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese si një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv. Dhe Gjykata Kushtetuese do të duhet të na thotë se cili është qëndrimi i saj, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Nuk jemi në kushtet kur, duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit, mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë.
Kështu që, për periudhën për të cilën flasim, qeveria e Shqipërisë nuk ka zëvendëskryeministër dhe nuk ka një ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë që funksionon. Kaq.
54 mln euro grant për transport të sigurt - Miratohet marrëveshja. Fondi për Ballkanin Perëndimor administrohet nga BB
Gjatë samitit “Rruga drejt BE-së” në Tiranë, u njoftua miratimi i një granti prej 54 milionë eurosh, i cili do të shkojë për programin e transportit të......
Sfidat e varfërisë energjetike - Raporti i Komunitetit të Energjisë kërkon rritjen e investimeve në izolimin e ndërtesave
Një raport mbi varfërinë energjetike, i përgatitur nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë kërkon rritjen e investimeve në eficiencën e energjisë,......
“Pensionet, reformë urgjente” - BB: Deri në 2060, 34% e shqiptarëve parashikohet të jenë mbi moshën e pensionit
Banka Botërore rekomandon qeverinë shqiptare të ndërmarrë një sërë reformash të fokusuara në mbrojtjen sociale, edukimin dhe të rishikojë në mënyrë urgjente......
“Tarifat roaming me BE marrin fund në 2026-ën” - Rama dhe Kos, në tryezën e përbashkët për Ballkanin Perëndimor
Tarifat roaming me Bashkimin Europian do të marrin fund në 2026. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, në tryezën e përbashkët me komisioneren për......
Kontabilistët, rol thelbësor në integrimin në BE - 25-vjetori i IKM/ Digjitalizimi dhe konkurrenca, sfidat e reja të sektorit
Profesioni i kontabilistit në vend përballet me sfida të reja siç është digjitalizimi, inteligjenca artificiale dhe konkurrenca. Në konferencën e 25-vjetorit......
Mali i Zi synon të reduktojë deficitin buxhetor - Qeveria miraton projektbuxhetin. 1.1 miliardë euro investime kapitale në 3 vjet
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2026, duke synuar një deficit prej 278 milion eurosh, që përkon me 3.2% të PBB-së, më i ulët se......
“Eficienca e energjisë, në krye” - Ligji i ri vendos godinat publike në qendër, të ulin çdo vit konsumin me 1%
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin “Për eficiencën e energjisë”, një nismë që synon të ndryshojë mënyrën......
Sa të mitur shqiptarë morën leje qëndrimi në Europë? Në total u dhanë 147 mijë leje, shqiptarët përbëjnë 13% të totalit
Të dhënat më të fundit të Eurostat për vitin 2024 tregojnë se Shqipëria vijon të jetë një nga vendet kryesore të origjinës së të miturve që marrin leje të......





