Shqipëria Postuar më 15 Prill 2025, 17:32

Kryeministri Rama: Në mandatin e parë, shlyem borxhet. Rruga Tiranë-Elbasan ishte pa projekt

Nga SCAN TV

Kryeministri Rama: Në mandatin e parë, shlyem borxhet. Rruga

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, morën pjesë në një një takim lidhur me prezantimin e programit për infrastrukturën 2030. Rama e ka nisur fjalën e tij duke thënë se, kjo është një strategji e bazuar në një plan konkret për t'u realizuar. 

"Duket si absurde, për të gjitha rrugët që është bërë një propagandë e madhe kanë qenë tendera të pa financuara. Nëse një aks kushton 30 milionë euro, edhe nga buxheti janë vendosur 1 milionë euro. Edhe të tjerat kismet, të fillojmë. Shifra totale e borxhit ndaj kompanive ka qenë 700 milionë, pa llogaritur borxhin e shpërndarjes së energjisë që ishte 1.5 miliardë, ku popullin e ka shpëtuar fati nga një humnerë.

Nuk është bërë kurrë një rrugë me standarde që të duket një korridor europian. Është stimuluar pushtimi rrugës nga të dyja anët. Në rrugën që shkon poshtë drejt Fierit, do duhet t’i shmangemi disa herë, aksit ekzistuesit, ndërkohë u pretendua që do ishte autostradë ndërkohë që ajo nuk është autostradë.

Tani me këto projekte ne do kemi dy autostrade të kategorisë A, që lidhin Shqipërinë me gjithë rrjetin e BE-së.

Dua t’i kthehem prezantimit për ta parë nga një kënd tjetër. Dua të them që e gjithë kjo infrastrukturë, që ne kemi projektuar dhe ndërtuar, dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë, është e standardeve evropiane, që nuk ekzistonte. Në pamje të parë, 12 vjet duken shumë për gjërat që njerëzit presin dhe që duhen bërë. Norma mesatare ose minimale e ndërtimit të infrastrukturës në Evropë, në ndërtimin e infrastrukturës, është 7-9 vjet. Dihet botërisht që nga marrja e vendimit, te përgatitja e të gjithë fazave, tek përfundimi i projektit, nëse gjithçka shkon më së miri, është 4 vjet. Pastaj realizimi konkret në praktikë, në total është 9 vjet. Ne kemi pasur rrugët, por asnjë rrugë, as të projektuar me standardet e BE, dhe as të financuar, por të gjitha rrugët, kanë qenë inaugurime dhe tendera, të pafinancuar. Kjo ka qenë arsyeja, që në mandatin e parë, nuk kishim mundësi, por të paguanim borxhet. Totalja e borxhit ndaj kompanive kur ne morëm detyrën, ka qenë 700 milionë. Ka qenë një gropë ku populli dhe fati e ka shpëtuar këtë vend, në një humnerë si ajo e piramidave, por me një tjetër arsye. Ne investuam sa mundëm, në projektime, si fillim. Sot është rruga Tiranë-Elbasan, ka kushtuar 3-fishin e tenderit. Ishte rrugë absurde, pa projekt, pa studim gjeologjik. U shtua kostoja e asaj maskarade. Në rrugën e Arbrit, ne morëm vendimin të shkojmë me PPP. Sikur ne ta kishim bërë me tender dhe fond të parashikuar, sot ne nuk do dilnim nga rruga e Arbrit, për shkak të tunelit të Murrizit”,-tha Rama.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat