Kryeministri Rama në Abu Dhabi për Javën e Qëndrueshmërisë 2026

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në Javën e Qëndrueshmërisë “Abu Dhabi Sustainability Week 2026” (ADSW), që ka nisur më 11 janar deri më 15 janar në Abu Dhabi. Ky forum ndërkombëtar sjell së bashku kryetarë shtetesh dhe qeverish, liderë të biznesit dhe shoqërisë civile, për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.
Nën temën “The Nexus of Next: All Systems Go”, ADSW 2026 synon të ndërthurë ambicien me veprimin konkret, duke krijuar ura mes inovacionit, financave dhe kapitalit njerëzor, si faktorë kyç për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.
Kryeministri Rama mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Zayed Sustainability Prize”, një iniciativë globale e Emirateve të Bashkuara Arabe që vlerëson dhe shpërblen projekte dhe organizata që kanë punuar lidhur me përmirësimin e arsimit dhe shkollimit, sigurimin e ujit të pijshëm, mbështetjen e ushqimit për komunitetet në nevojë, duke njohur zgjidhjet e tyre të qëndrueshme ndikuese, inovative e frymëzuese dhe duke përforcuar ndikimin e tyre transformues.
Po ashtu, Kryeministri do t’i drejtohet takimit “Youth for Sustainability”, një nismë globale Masdar që fuqizon gjeneratën e ardhshme të liderëve të qëndrueshmërisë, organizuar nën patronazhin e Lartësisë së Tij Sheikh Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, Princi i Kurorës së Abu Dhabit dhe Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Abu Dhabit.
Në kuadër të agjendës së ADSW 2026, Kryeministri Rama do të marrë pjesë edhe në Panelin e Dialogut të Liderëve të Shteteve me temë “Korridoret e Energjisë për një të Ardhme të Qëndrueshme”.
Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kryeministri do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me personalitete të larta politike të Emirateve, si dhe me liderë dhe pjesëmarrës të tjerë të këtij forumi ndërkombëtar.
“Efekti TEMU” rrit postën ndërkombëtare në Shqipëri - Blerjet online çojnë në rekord dërgesash nga jashtë vendit. Rreth 102% më tepër se në 2024
Përgjatë harkut kohor të një viti, në Shqipëri kanë ardhur më shumë objekte me postë nga jashtë vendit. Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i......
Autostrada Elbasan-Lekaj/ Gati hapja e 4 tenderëve për ndërtimin e 21 km të mbetur
Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon hapjen e tenderëve për ndërtimin e segmentit nga Pajova e Peqinit, në Rrogozhinë, pjesë e korridorit 8. TV SCAN ka......
Shqipëria, mes destinacioneve kryesore turistike/ Parashikimi i Oxford Economics: Vendi ynë, me më të “mëdhenjtë” e kontinentit
Oxford Economics parashikon një rritje të ndjeshme të turizmit global për vitin 2026, me SHBA-në, Spanjën, Italinë, Turqinë, Greqinë, Francën, Kinën,......
Fshihen 1 miliardë euro detyrime të bizneseve - Presidenti dekreton 7 ligje të paketës. Gati zbatimi i paqes fiskale
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar 7 ligje të paktës fiskale, për t’i hapur më tej rrugë botimit në Fletoren Zyrtare dhe më tej hyrjes në......
Rreth 99 mijë makina të reja të regjistruara në 2025-ën/ DPSHTRR: Rritje e kërkesës për mjete më të sigurta dhe efikase
Tregu i automjeteve në vend po shënon një rritje te ndjeshme, duke reflektuar modernizimin gradual të flotës rrugore. Të dhënat më të fundit nga Drejtoria e......
Varësia e madhe e Kinës nga nafta iraniane - Vitin e kaluar Pekini bleu 10.27 milionë fuçi në ditë nga vendi nën sanksione
Kina, importuesja më e madhe e naftës bruto në botë, është blerësi kryesor nga prodhuesi i OPEC-ut, Irani, duke e lënë Pekinin të ekspozuar në mënyrë unike......
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë të martë në rritje duke fituar pikë nga një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 82.3 lekë dhe është shitur me......
Pentagoni “përqafon” chatbot-in Grok të Musk - Hegseth: Do të ndihmojë për më shumë të dhëna për ushtrinë
Sekretari i Departamentit të Luftës, Pete Hegseth, tha se chatbot-i i inteligjencës artificiale, Grok, i Elon Musk, do t'i bashkohet motorit gjenerues të......


