Shqipëria Postuar më 12 Shtator 2025, 12:51

Kryeministri Rama mandatohet për formimin e qeverisë - Dekreti: Përgjegjës edhe për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual, “Diella”

Nga Fabjona Pasho

Kryeministri Rama mandatohet për formimin e qeverisë - Dekreti:

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka mandatuar kryesocialistin Edi Rama për herë të katërt si kryeministër. Rama mbërriti në Presidencë në mesditë, për të kërkuar nga Begaj mandatimin e qeverisë së re, sipas protokollit.

Në nenin 2 të dekretit të Presidentit të Republikës shkruhet: Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale, “Diella”.

Sipas procedurave, sekretari i Përgjithshëm i PS-së ka dërguar emrin e kryeministrit në Presidencë. Më pas, është kryeministri që paraqet emrat e kabinetit të ri në Presidencë.

Pasi presidenti merr kërkesën, ka 6 ditë kohë për të bërë dekretimin dhe do duhet të nxjerrë dekretet individuale për secilin nga ministrat.

Ditën e hënë, pritet që të mbahet seanca e radhës parlamentare, ku Kryeministri rama do të prezantojë programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme, ndërsa do të votëbesohen edhe ministrat e rinj.

Më tej, pas seancës së votëbesimit në Parlament, zhvillohet ceremonia e betimit të qeverisë së re.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat