Kryeministri Rama inspekton lagjen turistike, Pogradec - Zona drejt rehabilitimit të plotë
Në qytetet e vendit po rikthehen zonat historike, të rivitalizuara, falë projekteve dinjitoze, të cilat ruajnë vlerat historike dhe arkitektonike, por njëkohësisht pasurojnë me elemente të reja hapësirat, duke i transformuar ato në pika tërheqëse për turistë e vizitorë.
Pogradeci ëhstë një prej qyteteve, ku po rilind lagjja historike, për t’u kthyer shumë shpejt në një pol të rëndësishëm turistik, duke ruajtur njëkohësisht edhe arkitekturën unike të saj; rrugët me kalldrëm, fasadat e afro 100 shtëpive me ballkonet, dritaret, grilat e drurit dhe elementë të tjerë karakteristikë.
Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet sot në Pogradec, e nisi nga kjo lagje inspektimin e kantiereve të çelura në qytet.
“Këtu jemi në zonën historike të Pogradecit. Ky është projekti i rehabilitimit të zonës historike, i cili është një projekt që trajton të gjithë elementët e kësaj zone, duke filluar nga struktura nëntokësore, trajtimin e ujërave të bardha, sistemin e ndriçimit tek shtrimi me pllaka guri. Dhe ajo që është më e rëndësishme është trajtimi i 97 objekteve, që janë trajtimi i çative, i fasadave, i dritareve, i grilave të drurit, të cilat rehabilitojnë, duke kthyer të gjithën në një zonë historike, në një Old Town, e cila për afërsinë që ka krijon një sinergji dhe në pjesën e turizmit.” - shpjegoi Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli.
Ndërkohë që në qytet po zbatohet edhe projekti tjetër i trajtimit të fasadave me sistem kapot.
Sondazh

Vlera e arit në 20 vjet është rritur me 620 për qind- Ari është kthyer një zgjedhjen më të shpeshtë për kursime
Në dy dekadat e fundit, vlera e arit është rritur me 620 për qind, që do të thotë se nëse 2005 do kishit blerë 10 mijë euro ar sot vlera e arit të b;erë do......

Kosova hedh hapin e parë drejt energjisë së rinovueshme - Tri kompani ndërkombëtare kualifikohen për ndërtimin e impiantit të erës
Kosova ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve të energjisë së ripërtërishme, me kualifikimin me sukses të tri kompanive......

Posta e shpejtë, sa zgjidhet nga shqiptarët?- AKEP: Rreth 30% më shumë objekte të dërguara me shërbimin ekspres në 2024
Nga 25 milionë objekte të dërguara me postë brenda ose jashtë vendit, qytetarët kanë zgjedhur që gati 5 milionë prej tyre t'i dërgojnë me shërbim ekspres. Të......

Mjalti, financim 1 mijë lekë për zgjua- Grupimet mbështetje pa tavan, duhet të dorëzojnë 30 % të mjaltit me faturë
Bletërritësit kanë afat deri më datën 30 Maj për të aplikuar për mbështetje me subvencione. Skema Kombëtare e mbështetjes në bujqësi 2025 parashikon financim......

Krijohet sistemi i formimit profesional- Vendimi, nga kursantët te trajnerët, çfarë përfshin sistemi?
Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e një baze të re të dhënash shtetërore për sistemin e formimit profesional publik, me qëllim rritjen e......

Vera humb “sharmin”- Konsumi global, në nivelin më të ulët që nga viti 1961
Konsumi botëror i verës në vitin 2024 ra në nivelin më të ulët në më shumë se gjashtë dekada, njoftoi Organizata Ndërkombëtare e Vreshtarisë dhe Verës. Ajo......

Kinë, IA “reformon” arsimin- Teknologjia integrohet me edukimin për të nxitur inovacionin
Kina do të integrojë aplikacionet e inteligjencës artificiale (IA) në sektorin e mësimdhënies, tekstet shkollore dhe kurrikulën shkollore. Ky vendim ka si......

Vota e Diasporës, OSBE/ODHIR dhe KQZ monitorojnë administrimin e zarfeve
Nga qendra ku po mblidhen votat e Diasporës, shefi i ODIHR Lamberto Zannier tha se procesi është i rregullt. Ambasadori, vlerësoi pozitivisht organizimin e......