Shqipëria Postuar më 7 Mars 2026, 13:40

Kryeministri Rama inspekton aksin Librazhd - Prrenjas: Rrëshqitje nga faktor gjeologjik

Nga SCAN TV

Kryeministri Rama inspekton aksin Librazhd - Prrenjas: Rrëshqitje nga

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas.

Rama deklaroi se situata është përdorur për spekulime dhe manipulime në debatet politike dhe mediatike.

Kreu i qeverisë theksoi se puna në kantier nuk është ndalur asnjë ditë dhe se ndërhyrjet për stabilizimin e zonës do të vazhdojnë, ndërsa e cilësoi ngjarjen si një fatkeqësi natyrore që po trajtohet nga ekipet teknike.

“U kthye në një burim helmi ku u furnizuan me ditë e net të tëra 700 tenxhere politike e mediatike, ndërkohë që puna nuk ka ndalur asnjë ditë dhe, bashkë me diellin, ka dalë edhe e vërteta e qartë e atij bllokimi që shqetësoi me të drejtë të madh e të vogël përgjatë atij aksi.

E gjithë tollovia e madhe se u shemb rruga është një manipulim i madh, sepse faktikisht këtu jemi në aksin e vjetër dhe aksi i ri ende nuk është ndërtuar këtu. Ajo është një rrëshqitje e shkaktuar nga faktori gjeologjik për shkak të ngarkesës nga shirat.

Ajo që është kriminale në raport me publikun, ku ka zhurma të mëdha, është se duhet të presësh të bjerë fryrja e madhe e një plage për të adresuar shkaqet, ndërkohë që një plagë e kësaj natyre, që nuk ka dorë njeriu, kthehet në një burim helmimi të vazhdueshëm të opinionit publik. Mbrojtja lumore është e standardeve më të larta dhe puna vazhdon. Normal që ndodhin edhe këto të papritura, që në këtë rast është një fatkeqësi natyrore”, tha Rama.

Rama shoqërohej nga ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat