Shqipëria Postuar më 29 Mars 2026, 10:12

Kryeministri Rama: Ekonomia shqiptare vijon trendin pozitiv, e konfirmojnë shifrat

Nga SCAN TV

Kryeministri Rama: Ekonomia shqiptare vijon trendin pozitiv, e konfirmojnë

Duke ju referuar shifrave të publikuara të rritjes ekonomike për tremujorin e fundit të vitit 2025, në podcastin e tij “Flasim” kryeministri Edi Rama ka vlerësuar se “Ekonomia shqiptare vijon të rritet dhe ruan trendin e vet pozitiv”. Me një rritje ekonomike që shkon në afro 4%, kreu i qeverisë vlerësoi se Shqipëria ja ka dalë tashmë të jetë ofertë ekonomike për sipërmarrjen në pothuajse çdo drejtim.

“Ekonomia shqiptare vijon të rritet dhe ruan trendin e vet pozitiv.

Shifrat e publikuara të rritjes ekonomike për tremujorin e fundit të vitit 2025 japin një pasqyrë të qartë të ecurisë së qëndrueshme ekonomike të vendit dhe përcaktojnë qartësisht se edhe në tremujorin e katërt, rritja shkoi në afro 4%, një tregues që konfirmon vazhdimësinë e një ritmi të qëndrueshëm zhvillimi gjatë gjithë vitit të shkuar dhe viteve të mëparshme.

Dhe ajo që ka rëndësi të theksohet është se ekonomia vazhdon të diversifikohet dhe çka është e rëndësishme në këtë pikë është se Shqipëria nuk është më një ofertë ekonomike për të gjithë ata që duan të krijojnë sipërmarrje, që duan të rrisin ekonominë e tyre, që duan të investojnë duke ardhur nga jashtë, thjesht dhe vetëm në një apo dy drejtime, por në thuajse çdo drejtim”, deklaroi kryeministri Rama.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat