Shqipëria Postuar më 26 Shkurt 2026, 20:43

Kryeministri Rama bën ndryshime në Qeveri, Albana Koçiu caktohet zv.kryeministre

Nga SCAN TV

Kryeministri Rama bën ndryshime në Qeveri, Albana Koçiu

Kryeministri Edi Rama ka riformatuar qeverinë e tij pas takimit të përbashkët me ministrat dhe grupin parlamentar socialist. Sipas njoftimëvë Rama ka bërë ndryshime në disa ministria. Postin e zëvendës kryeministres e ka marrë Albana Koçiu, e cila e ka lënë ministrinë e brendshme. Ndërkohë ndryshimet e tjera janë:

Besfort Lamallari emërohet Ministër i Brendshëm, duke zëvendësuar Albana Koçiun.

Toni Gogu merr postin e Ministrit të Drejtësisë, duke zëvendësuar Besfort Lamallarin.

Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Toni Gogun.

Enea Karakaçi, merr postin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, duke zëvendësuar Belinda Ballukun.

Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm, ndërsa nga detyra largohet Elisa Spiropali.

Ermal Nufi merr detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, duke zëvendësuar Pirro Vengun.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat