Shqipëria Postuar më 2 Mars 2026, 12:30

Kryeministri i paraqet Presidentit ndryshimet në qeveri/ Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave

Nga Ernilda Luzi

Kryeministri i paraqet Presidentit ndryshimet në qeveri/ Procedura

Kryeministri Edi Rama i ka paraqitur Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar. Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave. Nga 17 portofolë në strukturën e kabinetit, 6 kanë ndryshuar drejtues, ose 35.3% e qeverisë. Nga këto 6 lëvizje, 4 janë zëvendësime të plota, ndërsa 2 janë ripozicionime të brendshme.

Enea Karakaçi zëvendëson Belinda Ballukun në Infrastrukturë dhe Energji, Ferit Hoxha zëvendëson Elisa Spiropalin në Punët e Jashtme, Ermal Nufi zëvendëson Pirro Vengun në Mbrojtje, Erjona Ismaili zëvendëson Toni Gogun në Marrëdhëniet me Parlamentin, Ndërkohë, kemi dy lëvizje të brendshme: Besfort Lamallari kalon nga Drejtësia në Ministrinë e Brendshme dhe Toni Gogu kalon nga Marrëdhëniet me Parlamentin në Drejtësi.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme është ndarja e funksionit të Zëvendëskryeministrit nga portofoli i Infrastrukturës dhe Energjisë. Më herët, ky funksion ishte i përqendruar në një figurë të vetme (Belinda Balluku). Tashmë kemi një model të ri ku Albana Koçiu merr funksionin e Zëvendëskryeministres ndërsa Enea Karakaçi merr Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat