Shqipëria Postuar më 16 Prill 2026, 17:31

Kryeministri Edi Rama në Romë, takim me kryeministren Meloni për forcimin e bashkëpunimit

Nga SCAN TV

Kryeministri Edi Rama në Romë, takim me kryeministren Meloni për

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur një vizitë zyrtare në Romë, ku u prit me ceremoni zyrtare nga Kryeministrja e Republikës së Italisë, Giorgia Meloni, në Pallatin Chigi.

Pas pritjes, dy homologët zhvilluan një takim kokë më kokë, ku në fokus ishte ecuria e bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Në bisedime u trajtuan gjithashtu çështje me interes të përbashkët në nivel rajonal dhe evropian, përfshirë zhvillimet aktuale dhe sfidat që lidhen me integrimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Italia mbetet një nga partnerët strategjikë më të rëndësishëm të Shqipërisë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë politik, ndërsa takime të tilla konsiderohen si një hap i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të kësaj marrëdhënieje.

Vizita e Kryeministrit Rama në Romë, si dhe ndalesa e radhës në Barcelonë, zhvillohen në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe përpjekjeve për të rritur bashkëpunimin me partnerët europianë, në funksion të zhvillimit dhe integrimit të vendit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat