Kryebashkiaku i New York, në Shqipëri - Rama: Rol kyç në nxitjen e diskutimeve për vendosjen e linjave direkte të fluturimit
Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në ambientet e Këshillit të Ministrave, kryetari e Bashkisë së New York-ut, Eric Adams. Gjatë takimit, ndër të tjera është diskutuar për sektorin e turizmit në Shqipëri dhe potencialin për të përparuar më tej në fushën e investimeve.
Më tej, në deklaratën e përbashkët për mediat, kryeministri Rama tha se, Adams ka një rol kyç në nxitjen e përparimit të diskutimeve për vendosjen e linjave direkte të fluturimit mes Shqipërisë dhe New York.
“Një mik që kam pasur privilegjin ta njoh falë lidhjeve të tij shumë të forta me komunitetin shqiptar në New York. Pas një premtimi të përsëritur, kryebashkiaku i New York, më në fund erdhi në Shqipëri për ta vizituar, për ta parë nga afër një vend që ka dëgjuar shumë nga miqtë dhe nga unë dhe për të diktuar së bashku për atë që mund të bëjmë lidhur me turizmin. Kryebashkiaku ka qenë kyç në vendosjen e disa linjave direkte të New York dhe vendetë të tjera, për të parë mundësinë e një nxitje ekstra për të vendosur fluturimin direkt me New york dhe duke qenë ai shumë interesuar për teknologjinë, ka shumë dëshirë ka dëshirë të takohet me Diellën”, tha Rama.
Nga ana e tij, Eric Adams vlerësoi zhvillimin e Shqipërisë gjatë viteve të fundit.
“Kur mendon për këtë qytet, 25 vjet më parë ju kishit më pak se sa 100 drita rrugës, ndërkohë që 25 vjet më pas nën këtë udhëheqje shihni një komunitet e qytet në lulëzon që po ecën në drejtim të duhur. Pas një sërë bashkëbisedimesh në New York, ku kemi një nga komunitetin më të madh të popullsisë shqiptare jashtë Shqipërisë, doja të vija të mësoja më shumë për teknologjinë, për mënyrën se si ky kryeministër, ka qenë në gjendje të kujdeset për evoluimin e këtij vendi dhe të këtij qyteti. Për të siguruar një linjë fluturimi nga New York në Shqipëri”, tha Adams.
Gjithashtu, ai u bëri thirrje të rinjve shqiptarë që të vizitojnë New York-un, si dhe të njëjtën gjë ta bëjnë edhe ata amerikanë.

Tirana mban 67% të të gjitha kredive në vend - BSH: Kryeqyteti kryeson, por Elbasani shënon rritjen më të lartë në tremujor
Pavarësisht se Tirana mban gjithmonë rekord për sa i përket kredisë dhe kjo për shkak se në kryeqytet është përqendruar shumica e popullsisë, qarku i......

Linjë e re ujësjellësi në Radhimë dhe Akërni - Synohet të përballohet kërkesa e lartë gjatë sezonit turistik
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka shpallur hapjen e dy tenderave, për përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë në zonën e Radhimës dhe......

Rriten kontrollet për produktet organike të importit - Vendimet/ Si do të verifikohen ngarkesat në pikat e kalimit kufitar?
Qeveria ka fuqizuar kontrollet në doganë sa i takon ngarkesave më produkte organike të importuara nga jashtë. Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton......

Sigurimi nga tërmetet, kompanitë propozime për draftin - Hajdarmataj: Të rishikohet skema. Të përfshihen edhe fatkeqësitë e tjera natyrore!
Projektligji për sigurimin e detyrueshëm për tërmetet duhet të rishikohet sërish. Në këtë konkluzion ka dalë Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, e cila ka......

Fituesit e Çmimit Nobel në Kimi - Tre shkencëtarë vlerësohen për zhvillimin e strukturave metal-organike
Shkencëtarët Susumu Kitagawa, Richard Robson dhe Omar Yaghi janë shpallur fitues të Çmimit Nobel në Kimi “për zhvillimin e strukturave metal-organike”,......

Qiraja, me rritjen më të madhe të çmimeve/ Inflacioni i shtatorit arriti në 2.4%. U nxit edhe nga ushqimet e pijet
Inflacioni i muajit Shtator të këtij viti paraqitet më i lartë se në muajin Gusht, i cili preku normën 2.3%. Sipas Instat, muajt e verës, të ndikuar sidomos......

Moody's rikonfirmon vlerësimin e Shqipërisë: "Ba3" me perspektivë "të qëndrueshme"!
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody's Ratings, në raportin e saj periodik të publikuar më 7 Tetor 2025, ka rikonfirmuar vlerësimin......

Frenojnë pagesat në euro me AIPS - BSH: Gushti uli vrullin e korrikut me vetëm 472 mln euro dhe 14% më pak transaksione
Pavarësisht se pagesat në euro të realizuara brenda vendit me sistemin AIPS EURO po thyejnë rekorde nga viti në vit, gushti rezulton ta ketë frenuar vrullin......