Shqipëria Postuar më 30 Janar 2026, 12:02

“Kryebashkiakët, të bashkëpunojnë me fermerët” - Kryeministri Rama: Fondet nuk mungojnë. Probleme me tërheqjen e garancisë bankare

Nga Fabjona Pasho

“Kryebashkiakët, të bashkëpunojnë me

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe disa ministra ka zhvilluar sot një takim me fermerët në Divjakë. Takimi u fokusua në aspektin e shfrytëzimit të mundësive të krijuara, përveç buxhetit të shtetit, i cili tanimë përbën vetëm njërin nga komponentët e zinxhirit të financimeve të bujqësisë.

Ne kemi vënë në dispozicion të bujqësisë 250 milionë euro që mund të shkojnë dhe 1 miliardë në rast se do konsumohen përmes Bankës së Shqipërisë në bankat e nivelit të dytë, ku të gjithë mund të shkojnë dhe të marrin kredi që janë me garanci nga shteti dhe ku normat e interesit janë shumë më të ulëta sesa normat e interesit në bankat e nivelit të dytë kur shkohet jashtë kësaj garancie. Sa është shfrytëzuar kjo garanci? Shumë pak! Pse? Se ju s’keni nevojë? Jo! Ju keni nevojë, por sepse për ta shfrytëzuar këtë garanci duhet një përgatitje, një përgatitje e një dosje për t’ia drejtuar bankës dhe për t’iu thënë “ja çfarë kam unë plan të bëj, ja pse kjo që unë do bëj sjell fitim dhe ja të gjitha arsyet pse ju duhet të më mbështesni”. Në këtë aspekt ka një mangësi që ende ne nuk po e adresojmë dot si duhet që është pushteti vendor. Nuk di konkretisht Bashkinë e Divjakës, por kryetarët e bashkive dhe bashkive duhet të jenë shumë më aktiv në bashkëpunimin me fermerët, me bujqit për të adresuar këto financime.

Nga ana e saj, zv/kryeministrja Belinda Balluku, u shpreh se buxheti i vitit 2026 për bujqësinë dhe blegtorinë është më i madhi historikisht.

Në takim u theksua nevoja e krijimit të ndërmarrjeve të përpunimit ku bashkitë janë thjesht dhe vetëm garantë të financimeve për të marrë këto fonde.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat