Kryeadministratorja e AAPSK, vizitë në sipërmarrjen sociale në Fier: Do zgjerojmë më tej nisma të tilla
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Risena Xhaja, zhvilloi sot një vizitë në pastiçerinë “Ke Buono” në Fier, një sipërmarrje sociale e ngritur në një pronë të konfiskuar nga aktivitetet kriminale.
Znj. Xhaja u shpreh se AAPSK po intensifikon përpjekjet dhe bashkëpunimet me partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat vendase për të zgjeruar nisma të ngjashme, duke kthyer pasuritë e sekuestruara e të konfiskuara në funksion të komunitetit.
“Ky biznes i inauguruar në vitin 2018 ishte mes të parëve pjesë e një projekti të suksesshëm për të vënë në funksion të komunitetit dhe në veçanti shtresave vulnerabël pasuritë e krimit të organizuar. AAPSK ka shtuar së fundmi përpjekjet dhe bashkëpunimet për të zgjeruar edhe më tej nisma të tilla, në funksion të ripërdorimit social të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në shërbim të komunitetit,” – deklaroi Xhaja.
Pastiçeria sociale “Ke Buono” është iniciativa e parë e këtij lloji në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor. Ajo ofron punësim dhe mbështetje për persona në nevojë – të rinj të rrezikuar nga përfshirja në krim, individë që vuajnë shërbimin e provës, si dhe gra viktima të dhunës ose të divorcuara – duke i ndihmuar të rigjejnë dinjitetin dhe të integrohen në shoqëri.
Ky model shihet si një hap konkret drejt ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara dhe si një mënyrë për të forcuar besimin e qytetarëve se pasuritë e përfituara nga krimi mund t’i rikthehen shoqërisë.
Normat negative të interesit dhe lufta ndaj parasë cash
Richard A Werner* Figura publike kanë filluar të përhapin idenë se paraja fizike është një relike barbare dhe duhet të shfuqizohet. Arsyet pse papritur......
Nis punën qeveria e re/ Kabineti “Rama 4” betohet në Presidencë. Mbledhja e parë, me dyer të mbyllura
Kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij qeveritar prej 16 ministrash janë betuar përpara Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Me aktin e betimit nis......
Si të sigurojmë rritje ekonomike dhe paga më të larta? Ekspertët: Qeveria duhet të fokusohet te mbështetja e sektorit të prodhimit
Ekspertët e ekonomisë sugjerojnë se, në këtë mandat 4-vjeçar, qeveria shqiptare duhet të ofrojë më shumë mbështetje për sektorin e prodhimit, në mënyrë që të......
Deepseek sfidon rivalët amerikanë/ Modeli i kompanisë kushtoi vetëm 294,000 dollarë për t’u trajnuar
Zhvilluesi kinez i inteligjencës artificiale, DeepSeek, ka deklaruar se shpenzoi vetëm 294,000 dollarë për të trajnuar modelin e saj R1, shumë më pak......
Marrëveshja Shqipëri-Izrael, ja armët që do të blihen, 3 kontrata për helikopterë, mortaja dhe sisteme të vetëkomanduara
Është publikuar në Fletoren Zyrtare, marrëveshje e bashkëpunimit Shqipëri-Izrael për kapacitetet mbrojtëse. Sipas saj pala jonë synon forcimin e aftësive......
BE, importet e gazit në rënie/ Shkak, ndalimi i tranzitit rus dhe rritja e dërgesave të LNG-së nga SHBA
Importet e gazit përmes tubacioneve në Bashkimin Evropian ranë me 9% në krahasim me vitin e kaluar gjatë gjysmës së parë të 2025-s. Sipas analizës së fundit,......
Shqipëria regjistron rritjen më të madhe të trafikut ajror në Europë/ Rreth 160% fluturime komerciale më shumë se para pandemisë
Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes turistëve të huaj, veçanërisht pas përfundimit të pandemisë. Turizmi është shndërruar në një nga......
Trump dhe Starmer nënshkruajnë marrëveshjen/ Investimet rekord rrisin shqetësimet mbi varësinë e Britanisë nga SHBA
Për kryeministrin britanin Keir Starmer, sigurimi i investimeve rekord nga SHBA justifikoi ftesën që i bëri presidentit Donald Trump për një vizitë......





