Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë e Kosovën, e hapur për partnerët - “Duan të kontribuojnë në sigurinë e rajonit të Evropës Juglindore”
Nisma e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, “është e hapur edhe për aleatë e partnerë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, që “duan të kontribuojnë në ndërtimin e stabilitetit, sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajonin e Evropës Juglindore”.
Kështu e komenton Qeveria e Kroacisë Deklaratën e nënshkruar nga tri vendet, më 18 mars. Sipas saj, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në rrugën e tyre evropiane dhe euroatlantike.
Qëllim i saj “nuk është krijimi i ndonjë aleance ushtarake. Një aleancë e tillë - përveç anëtarësimit në NATO - as që është e nevojshme”, theksohet në deklaratwn e Qeverisë kroate.
Ndryshe nga Shqipëria dhe Kroacia, Kosova nuk është anëtare e NATO-s.
Në reagimet e tij të para ndaj nismës, presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka thënë se me nënshkrimin e dokumentit, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova “kanë hapur një garë armësh në rajon” dhe “kanë shkelur marrëveshjen nënrajonale të vitit 1996”.
Kjo marrëveshje, e cila ka të bëjë me kuotat e lejuara në armatim, u nënshkrua atëkohë nga dy entitetet e Bosnje e Hercegovinës - Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska, si dhe nga Kroacia dhe nga Republika Federale e Jugosllavisë, e cila përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi.
Qeveria kroate thotë se kjo marrëveshje është zbatuar vazhdimisht për 29 vjet. Ajo, po ashtu, kujton se as Shqipëria dhe as Kosova nuk janë palë në atë marrëveshje.
“Në këtë kontekst, është krejtësisht e kotë të lidhet me Deklaratën e përbashkët, të nënshkruar së voni ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, qëllimi kryesor i së cilës është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet ministrive të mbrojtjes të vendeve mike, partnerëve dhe aleatëve”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kroacisë.
Sondazh

Lukashenko betohet për një mandat të shtatë radhazi si president i Bjellorusisë: "Nuk keni të ardhme"!
Alexander Lukashenko është betuar për një mandat të shtatë radhazi si president i Bjellorusisë në një ceremoni në kryeqytetin Minsk. Gjatë ceremonisë,......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka pasur një rritje të lehtë të vlerës nga dita e djeshme pasi është blerë sot me 91.2 lekë dhe është shitur me 92.3 lekë sipas kursit të......

Lushnje, ministri Malaj: 3-fishuam mbështetjen për bujqësinë, 145 mln euro financime buxhetore
Në një takim me fermerët e Lushnjes ministri i financave Petrit Malaj tha se vitin e fundit ka një rritje të konsiderueshme të financimeve për bujqësinë. ‘Ne......

Borxhi i jashtëm “fryhet” me 139 mln euro - BSH: Ai afatshkurtër, me rënie. Huatë kryesojnë detyrimet afatgjata
Borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë ka arritur në 10,142 milionë euro ose e thënë ndryshe 10.1 miliardë euro. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë......

Diskutim Shqipëri-Itali mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit ekonomike!
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë, SH.T.Z. Marco Alberti, me të cilin......

“Sistem i dobët për monitorimin e ndryshimeve klimatike” - Akademia e Shkencave: Preket çdo sektor, duhen investime për paralajmërimin e hershëm
Studimi i ndryshimeve klimatike në Shqipëri është domosdoshmëri, për shkak të ndikimeve që sjell ndryshimi i motit thuajse në çdo sektor të ekonomisë. Gjatë......

India, ulje tarifash për 23 mld USD importe amerikane - Vendimi synon shmangien e tarifave reciproke me SHBA-në
India planifikon të ulë tarifat për mbi gjysmën e importeve amerikane për të shmangur tarifat reciproke. Këto detyrime të mundshme do të ndikonin 87% të......

Mbështetja me grante, për 2025 fituese 89 sturtup-e - Rama: Programi do zgjerohet, Ibrahimaj: Përfiton ekonomia
Gjatë një prezantimi ku 150 të rinj shqiptarë prezantuan 175 start-up-et e tyre me synimin për të përfituar grante nga qeveria, Kryeministri Edi Rama theksoi......