Kriteri financiar “djeg” bashkitë? - Reforma e re administrativo-territoriale, vlerësimi mbi performancën ekonomike

Një ndër kriteret kryesore mbi të cilat është hartuar reforma e re administrativo-territoriale, ku 15 bashki janë projektuar të shkrihen, është ai financiar.
Sipas draftit të hartuar dhe prezantuar, kriteri financiar-funksional mat njëkohësisht dy elemente thelbësore: kapacitetin e bashkisë për të gjeneruar burime financiare dhe aftësinë e saj për t’i kthyer këto burime në shërbime reale për qytetarët. Ky kriter lidhet drejtpërdrejt me parimin “fondet ndjekin funksionet”, të parashikuar në Nenin 9 të Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore, sipas të cilit burimet financiare të njësive vendore duhet të jenë në përpjesëtim me përgjegjësitë që u janë dhënë.
Referuar dokumentit, ky kriter ka rëndësi parësore për tri arsye të ndërlidhura. Së pari, ai evidenton problemin e mandateve të pafinancuara: kur funksione si arsimi parashkollor, administrimi i pyjeve apo mbrojtja nga zjarri u transferohen bashkive pa burimet përkatëse financiare, bashkia merr përgjegjësinë ligjore, por jo mjetet për ta ushtruar atë: ose funksioni nuk kryhet në nivelin e duhur, ose bashkia bëhet më e varur nga transfertat diskrecionale të qeverisë qendrore.
Së dyti, kriteri tregon mospërputhjen midis burimeve dhe kompetencave, e cila krijon një mosfunksionim institucional të matshëm: bashkitë me më pak se 10 mijë banorë kanë mesatarisht 12,6 punonjës administrate për 1.000 banorë, ndërsa bashkitë me mbi 150 mijë banorë kanë vetëm 2,2 punonjës për 1.000 banorë: kosto administrative për banor gati gjashtë herë më e lartë, pa u përkthyer domosdoshmërisht në shërbime më të mira.
Së treti, kriteri lidhet me ekonomitë e shkallës: kostot fikse administrative (pagat, zyrat, infrastruktura bazë dhe specialistët) nuk ulen në të njëjtën masë me uljen e popullsisë; ngurtësia buxhetore mesatare është 82,7% në bashkitë me më pak se 10 mijë banorë, kundrejt 60,1% në bashkitë me mbi 150 mijë banorë.
Kështu, në draft argumentohet se të marra së bashku, këto tre elemente krijojnë një zinxhir të qartë shkak-pasojë. Kur mungojnë burimet e mjaftueshme, mandati ligjor nuk shoqërohet me financimin e nevojshëm dhe bashkia e nis ushtrimin e funksionit nga një deficit strukturor. Kur mungon aftësia për shpenzim efikas, edhe burimet ekzistuese përdoren kryesisht për të mbajtur administratën në funksion. Kur mungon shkalla e mjaftueshme për efikasitet, problemi nuk është i përkohshëm dhe nuk lidhet vetëm me performancën e një bashkie të caktuar: sa më e vogël njësia vendore, aq më e lartë pesha e kostove fikse në buxhet dhe aq më e kufizuar hapësira për investime, zhvillim dhe përmirësim shërbimesh.
Raporti del në konkluzion, se në këto kushte, bashkia mund ta ketë kompetencën të njohur me ligj, por, pa burime financiare, staf të mjaftueshëm dhe kapacitete administrative, vetëqeverisja mbetet formale, nominale dhe jofunksionale.
Diaspora kërkon një klimë më të sigurt biznesi - Bialczak: Duhet të garantohet më shumë mbrojtje për investitorët
Interesi i sipërmarrësve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara për të investuar në Shqipëri mbetet i lartë. Megjithatë, sipas sipërmarrëses Marsilda Bialczak,......
180 tekste të reja në shtator për klasat I, VI dhe X - Osmani: 15 mijë mësues të trajnuar për zbatimin e kurrikulës së re
Reforma kurrikulare do të sjellë në sistemin arsimor 180 tekste të reja për nxënësit e klasave të para, të gjashta dhe të dhjeta. Zv.ministrja e arsimit,......
Impianti diellor në digën e Zadejës - KESH kërkon licencë për parkun fotovoltaik 8.25 MW në Vaun e Dejës
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për licencimin në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga......
Tatimet dhe doganat u falin 417 milionë euro bizneseve - Bilanci/ Fshirja e detyrimeve, përfitojnë mbi 165 mijë subjekte në vend
Administrata tatimore dhe doganore ka fshirë deri më tani afro 39 miliardë lekë apo 417 milionë euro detyrime të bizneseve, ku përfshihet principal, gjoba......
Harta globale e të ardhurave, ja ku ndodhet Shqipëria/ Banka Botërore na rendit mes ekonomive me të ardhura të mesme të larta
Banka Botërore ka publikuar klasifikimin e saj më të fundit të ekonomive sipas nivelit të të ardhurave, ku Shqipëria vazhdon të renditet në grupin e vendeve......
Rritet treguesi i besimit konsumator - Priten çmime më të lira në të ardhmen
Treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 1 pikë në muajin korrik, por vlera qëndron 5.4 pikë mbi mesataren afatgjatë. Referuar vrojtimit të Bankës së Shqipërisë,......
Java nis negativisht për valutat kryesore – Dobësohen Dollari, Franga e Paundi
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke regjistruar rënie të vlerës në raport me javën që lamë pas duke u blerë mëngjesin e sotëm me 80 lekë dhe......
Sistem inteligjent në Fermën Didaktike në Korçë - FSHZH hap tenderin, investim për prodhim më të sigurt dhe më efikas
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur procedurën e prokurimit për realizimin e fazës së tretë të projektit "Ferma e Dijes dhe Agroturizmit të Mollëve" në......

