Shqipëria Postuar më 30 Prill 2025, 09:48

Kriteret e reja për naftën falas në bujqësi - Cilat janë dokumentet që duhen dorëzuar për të mos u skualifikuar?

Nga Elisabeta Dosku

Kriteret e reja për naftën falas në bujqësi - Cilat

Fermerët që aplikojnë për të përfituar pagesa cash për naftën në bujqësi që përdorni për punime të mekanizuara, duhet të zbatojnë disa kritere të reja.

Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Financave,  përcakton se “çdo subjekt përfitues duhet të provojë  aktivitetin bujqësor për të cilin aplikon, duke  paraqitur: faturë blerje për një nga imputet si material mbjellës (farëra ose fidanë)/ plehra kimike/ pesticide; ose faturë për shitjen e prodhimit.

Faturat mund të ngarkohen në sistem në  momentin e aplikimit ose mund të dorëzohen  fizikisht në Agropika ose në zyrat  qendrore të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, ose fizikisht apo me postë, deri  para pagesës apo para kontrollit (për subjektet që mund të kontrollohen para pagesës).

Udhëzimi përcakton gjithashtu se dokumentacioni që duhet të ngarkohet në  sistem është në varësi të statusit të pronësisë apo  përdorimit të tokës bujqësore për të cilën aplikohet dhe statusit të regjistrimit të saj në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Dokumentacioni i kërkuar  sipas skenarëve të ndryshëm është: Certifikata e pronësisë, shoqëruar me kartelën e pasurisë dhe hartën treguese kur fermeri e disponon atë; AMPT, kur aplikanti ka AMTP për tokën bujqësore të lëshuar në emër të tij si  përfaqësues i familjes bujqësore; kur aplikanti është anëtar i familjes  bujqësore që ka marrë tokën në  pronës duhet të dorëzojë AMTP, Certifikatë familjar e gjendjes më 1.8.1991, Marrëveshje dakordësie e shumicës së anëtarëve të familjes bujqësore në gjendjen  aktuale, në lidhje me punimin/përdorimin e tokës nga aplikues. Dhe në rastet kur aplikanti e ka marrë tokën bujqësore  me qira ose në përdorim, duhet të dorëzojë kontratë qiraje, kontratë huapërdorjeje ose dokument të ligjshëm të nënshkruar  mes palëve (shoqëruar me dokumentet përkatëse të pronësisë).

Aplikimet do të jenë të hapura deri më 30 Maj 2025. Të gjithë ata që plotësojnë kriteret do të përfitojnë deri në 186 euro për hektarë, në varësi të kulturës. Vitin e kaluar nga kjo skemë kanë përfituar mbi 52 mijë fermerë në të gjithë vendin.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 30 Prill Edel Strazimiri

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj negativisht pasi ka pësuar në mënyrë të vazhdueshme zbritje të kuotës teksa është blerë këtë mëngjes me 86.1 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat