Kritere të reja për produktet me ndikim në energji - Synohet kursimi dhe ulja e emetimeve, përjashtohen automjetet
Çdo produkt me ndikim në energji duhet të përmbushë kërkesat e projektimit ekologjik, të kenë markimin me shenjën CE si dhe deklaratën e konformitetit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin, i cili synon të rrisë qëndrueshmërinë mjedisore të produkteve, të ulë gjurmën e karbonit përgjatë gjithë ciklit të jetës dhe të garantojë lëvizjen e lirë të tyre në tregun e brendshëm.
Detyrimet për prodhuesit, importuesit dhe shpërndarësit do të zbatohen për çdo produkt që gjatë përdorimit ka ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në konsumin e energjisë, ndërsa mjetet motorike apo thënë ndryshme automjetet, përjashtohen.
Kërkesat për projektimin ekologjik synojnë uljen e konsumit të energjisë dhe emetimeve të gazeve serrë përgjatë gjithë ciklit të jetës së produktit, teksa vendosja e standardeve mjedisore për produktet inkurajon prodhuesit të zhvillojnë teknologji më eficiente dhe më të qëndrueshme.
Sipas relacionit shoqërues, aktualisht në Shqipëri mungon një mekanizëm i integruar që detyron produktet me ndikim në energji të përmbushin kritere mjedisore para hedhjes në treg, ndërsa përdoruesit nuk kanë pasur akses të plotë dhe të strukturuar në informacionin mbi ndikimin mjedisor të tyre.
Zbatimi i këtij ligji pritet të sjellë ulje të konsumit të energjisë nga produktet me ndikim në energji në përdorim në sektorin rezidencial dhe industrial, reduktim të ndjeshëm të ndotjes dhe emetimeve të gazeve serrë, duke kontribuar në objektivat klimatikë të vendit, si dhe lehtësim i tregtisë ndërkombëtare e rritje të konkurrencës.

Nis viti i ri akademik 2025-2026 - Kumbaro: Koha të rishikojmë ligjin e arsimit të lartë
Nisi këtë të hënë viti I ri akademik 2025-2026 në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend, me 19,671maturantë të regjistruar deri më tani.......

Si do ndikonte zhvlerësimi i lekut në borxhin publik? - Skenarët/ Ndryshim 15-30% e kursit të këmbimit
Mbiçmimi i lekut kundrejt euros që prej Janarit të vitit 2024 dhe në vijim ka sjellë përfitime sa i takon borxhit publik të qeverisë, duke e bërë atë më të......

Inovacioni, Shqipëria e 67-ta në botë/ Raporti i “WIPO”: Rritemi në indeksin e përgjithshëm, por “çalojmë” tek kapitali njerëzor e shkencor
Indeksi Global i Inovacionit 2025, tashmë në edicionin e tij të 18-të, mat performancën e inovacionit në rreth 140 ekonomi dhe zbulon 100 grupimet kryesore......

Nga kreditë dhe llogaritë studentore, te kartat bankare - Cilat janë instrumentet financiare që po përdoren për të mbështetur studentët?
Nga kreditë te llogaritë studentore, bankat tregtare në bashkëpunim me universitetet janë përpjekur gjatë viteve që të rrisin mbështetjen e tyre ndaj......

Thellohet kriza politike në Francë - Kryeministri Lecornu jep dorëheqjen pas emërimit të kabinetit qeveritar
Kryeministri i ri i Francës, Sebastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, vetëm 14 orë pas emërimit të kabinetit të ri. Dorëheqja e shpejtë ishte e papritur dhe e......

385 mln lekë për rrugët lidhëse të tunelit të Llogarasë - Shpallet kompania fituese për punimet. Projekti, me 3 komponentë
Me një ofertë prej rreth 385 mln lekë, kompania Gjoka Konstruksion është shpallur fituese për ndërtimin e rrugëve lidhëse të tunelit të Llogarasë, një......

Kroacia “mbjell” 70 milionë euro për bujqësinë - Në fokus, zhvillimi i sektorit agro-ushqimor dhe mbështetja për fermerët
Kroacia ka hapur një tender me vlerë 70 milionë euro për projekte që lidhen me përpunimin e produkteve bujqësore, duke synuar forcimin e industrisë ushqimore......

Sa shpesh shkojnë shqiptarët te dentisti? Mesatarisht 2.03 herë në vit, vendet nordike kryesojnë me më shumë vizita
Revista CEOWORLD ka publikuar Statistikat e Shëndetit për vitin 2024, ku zbulon kontraste të habitshme në sa shpesh qytetarët në mbarë botën vizitojnë......