Shqipëria Postuar më 19 Prill 2025, 10:09

Krijohet sistemi i formimit profesional- Vendimi, nga kursantët te trajnerët, çfarë përfshin sistemi?

Nga Diamila Leka

Krijohet sistemi i formimit profesional- Vendimi, nga kursantët te

Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e një baze të re të dhënash shtetërore për sistemin e formimit profesional publik, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe transparencës në administrimin e këtij sektori. Vendimi është marrë në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Sistemi i ri do të quhet Sistemi i Formimit Profesional (SFP) dhe do të administrohet nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA). Ai do të përfshijë të dhëna të detajuara mbi institucionet publike që ofrojnë formim profesional, programet dhe kurset e ofruara, si dhe informacion mbi kursantët e regjistruar dhe të certifikuar.

Të dhënat do të ndahen në dy kategori, parësore dhe dytësore. Të parat përfshijnë informacione të mbledhura drejtpërdrejt nga institucionet ofruese të formimit, ndërsa të dytat do të vijnë nga ndërveprimi me sisteme të tjera shtetërore, si Regjistri i Gjendjes Civile, Tatimet dhe Shërbimet e Punësimit.

Për të garantuar sigurinë dhe konfidencialitetin, vendimi parashikon një strukturë të detajuar të aksesit në sistem dhe gjurmueshmëri të plotë për çdo veprim të kryer. Të gjitha veprimet do të regjistrohen, duke përfshirë kohën, personin përgjegjës dhe të dhënat e përpunuara. Në rast të shkeljes së rregullave, AKPA do të pezullojë menjëherë aksesin dhe mund të ndërmarrë masa disiplinore apo ligjore.

Gjithashtu, vendimi thekson se të dhënat personale të mbledhura do të mbrohen në përputhje me legjislacionin përkatës dhe nuk mund të përdoren për qëllime të tjera nga ato për të cilat janë grumbulluar.

Infrastruktura teknologjike për këtë sistem do të sigurohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me mundësi për përshtatje të vazhdueshme sipas nevojave institucionale dhe praktikave më të mira ndërkombëtare

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat