Shqipëria Postuar më 20 Qershor 2026, 11:14

Krijohet regjistri kombëtar i profesioneve të rregulluara/ Njohja e kualifikimeve, Shqipëria përafrohet me BE-në

Nga Diamila Leka

Krijohet regjistri kombëtar i profesioneve të rregulluara/ Njohja e

Shqipëria po përgatit reformimin e kritereve për ushtrimin e profesioneve të rregulluara, në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit zhvilloi konsultime me institucionet dhe palët e interesit për përmirësimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Transparencën dhe Proporcionalitetin e Kritereve Profesionale.

Procesi, i drejtuar nga zëvendësministrja Olta Manjani, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe me mbështetjen e projektit GIZ SANECA, lidhet me detyrimet e Kapitullit 3 të negociatave me Bashkimin Evropian. Plani synon që kriteret ligjore dhe administrative për ushtrimin e profesioneve të jenë transparente, të nevojshme dhe në përputhje me standardet evropiane.

Ndër masat kryesore parashikohet krijimi i regjistrit kombëtar të profesioneve të rregulluara, identifikimi i autoriteteve përgjegjëse dhe rishikimi i barrierave që kufizojnë aksesin në këto profesione.

Dokumenti synon gjithashtu përafrimin me skemat e Bashkimit Evropian për njohjen automatike të kualifikimeve profesionale, digjitalizimin e procedurave dhe përgatitjen e Shqipërisë për integrimin me sistemin evropian IMI. Institucionet dhe grupet e interesit do të paraqesin komentet e tyre gjatë muajit qershor. Pas reflektimit të sugjerimeve, dokumenti do të procedohet për miratim, si një prej kërkesave për avancimin e negociatave dhe funksionimin e tregut të brendshëm sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat