Shqipëria Postuar më 3 Shtator 2025, 11:52

Krijohet Operatori Kombëtar për Prodhimin e Ujit

Nga Scan TV

Krijohet Operatori Kombëtar për Prodhimin e Ujit

Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhë Energjisë, Belinda Balluku, prezantuan Operatorin Kombëtar të Ujit. Kreu i qeverisë tha se do të ndërhyhet me plan masash për të ndalur abuzimet, që kryesisht janë për qëllime fitimi, si lavazhe.

Ndër të tjera, kryeministri Edi Rama, tha se shumë shpejt do të nisin edhe me planin për heqjen e depozitave nga pallatet.

“Kjo është dhe koha për të nisur me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara ku e ku më parë dhe që largqoftë mund të bëhen dhe burim katastrofash”, theksoi Rama.

Sipas kryeministrit, faza e dytë e reformës së ujit do të shoqërohet edhe me një plan masash për abuzuesit. Ai shtoi se, do të ndërhyhet me plan masash për të ndalur abuzimet, që kryesisht janë për qëllime fitimi, si lavazhe.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat