Shqipëria Postuar më 28 Dhjetor 2024, 11:15

Krijohet laboratori i sigurisë kibernetike - Tafa: Do të shërbejë edhe si mjet trajnimi për ekspertët

Nga Diamila Leka

Krijohet laboratori i sigurisë kibernetike - Tafa: Do të

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ka krijuar së fundmi Laboratorin e Sigurisë Kibernetike, e cila është një platformë trajnimi e avancuar dedikuar institucioneve dhe jo vetëm, të cilët përbalen me sfidat e sigurisë kibernetike, si në Shqipëri ashtu edhe ndërkombëtarisht.

Igli Tafa- Kryetar i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike:

“Më në fund, Shqipëria ka laboratorin e sigurisë kibernetike. Një laborator modern, i ngjashëm me laboratorët në vendet e zhvilluara të botës, si ato në SHBA, Izrael, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapori etj. Ky laborator do të shërbejë si një mjet trajnimi për ekspertët, e operatorëve publik dhe privat në fushën e sigurisë kibernetike. Njëkohësisht, ky laborator do të jetë i hapur edhe për universitetet, shkollat profesionale, madje edhe shkollat e mesme. Qëllimi kryesor është përthithja e talenteve. Ne jemi një vend i vogël, ndaj kemi nevojë për ekspertë dhe talente në fushën e sigurisë kibernetike, falë hapit të madh dhe digjitalizimit që po bën Shqipëria. Ky laborator është vendi i duhur ku do të bëhen trajnime praktike duke përdorur teknologji IT, OT, në të gjithë këtë gamë të gjerë”

Ky laborator ofron një mjedis simulues inovativ për trajtimin dhe analizimin e sulmeve kibernetike ndaj infrastrukturave kritike, me fokus të veçantë te sektori i energjisë dhe teknologjitë IoT të qyteteve inteligjente.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat