Krijohet kompania Shqiptaro-Arabe për letrat me vlerë - Si do të funksionojë dhe për çfarë do të jetë përgjegjëse?
Qeveria shqiptare dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po krijojnë një kompani të përbashkët publike të shtypshkrimit të letrave me vlerë.
Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Baku, ku theksoi se ky projekt i rëndësishëm tashmë po hyn në fazën e zbatimit.
Aktualisht Shtypshkronja e Letrave me Vlerë është institucion i vetëm i shtetit shqiptar i specializuar në prodhimin e dokumenteve zyrtare me vlerë monetare dhe ligjore. Aktivitetet kryesore të saj përfshijnë shtypjen e biletave, faturave, pullave fiskale, biletave të lotarisë dhe formularëve me numra serialë, të cilët njihen sipas legjislacionit shqiptar si letra me vlerë. Këto materiale përdoren nga institucione të ndryshme dhe subjekte tregtare brenda Republikës së Shqipërisë.
Institucioni operon nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Financave dhe ka një përvojë prej 30 vitesh në këtë fushë, duke e filluar veprimtarinë e tij si ish-Tipografia Ushtarake. Objekti i veprimtarisë së Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë përfshin prodhimin e një game të gjerë dokumentesh të personalizuara, përfshirë dokumentet me numër serial që janë të nevojshme për transaksione të ndryshme ekonomike dhe administrative. Tashmë duket se ky institucion do të funksionojë në partneritet me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Referuar të dhënave nga ky institucion, të ardhurat kanë rezultuar vazhdimisht të larta, me një themel të fortë financiar të mbështetur nga kontratat e vazhdueshme dhe investimet teknologjike. Një analizë e detajuar financiare tregon një trajektore në rritjeje sa i takon të ardhurave dhe fitimit të kompanisë. Për vitin 2023, kjo kompani regjistron të ardhura në vlerën e 1.5 milionë eurove dhe fitim bruto në rreth 311 mijë euro. Ndërsa fitimi marzhinal llogaritet në 20 %.
Aktualisht, prodhimi, shpërndarja dhe monitorimi i pullave fiskale të akcizës, bëhet nga shoqëria “Sicpa Security Solutions” Albania, sh.p.k, sipas një kontrate koncesionare e cila përfundon me 31 dhjetor 2024. Dhe nga 1 janari 2025 shoqëria “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë” do të autorizohet që të bëjë prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale, konform ligjit për akcizat.
Sondazh

Pilotët e Kosovës stërviten në Bazën Ajrore të Farkës - Shqipëri- Kosovë bashkëpunim për rritjen e sigurisë
Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se ka në fokus bashkëpunimin për rritjen e nivelit të kapaciteteve njerëzore me Kosovën. Andaj, përveç Kolegjit të......

Elon Musk do të jetë “gërshëra” e Trump - Emërohet në krye të Departamentit të Efikasitetit
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump emëroi Elon Musk në krye të Departamentit të Efikasitetit, një agjenci të re që do të fokusohet në reduktimin e......

Detajet e projektit/ Si do të bëhet gazifikimi i Korçës? - Dokumenti: 13.3 mln euro duhet të investohen nga rezidentët
Albgaz dhe SOCAR i Azerbajxhanit do të nisin pas pak muajsh zbatimin e projektit të gazifikimit të Korçës. Projekti që parashikohet të nisë gjatë vitit 2025,......

Çfarë propozohet për qeverisjen vendore? - Haxhimali: Kemi kërkuar rritje të buxhetit nga 5-10%
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka prezantuar një projekt - buxhet për pushtetin vendor përvitin 2025 si më poshtë: Për vitin 2025 buxheti vendor, sipas......

Bitcoin thyen rekord - Rritet në 90 mijë dollarë me përkrahjen e administratës Trump!
Bitcoin u mblodh në kufirin e 90,000 dollarëve të martën, duke kaluar një valë euforie që nga zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-së, me pritshmëritë......

Bien çmimet e naftës teksa Trump sinjalizon rritjen e mbështetjes për më shumë shpime
Mbështetja e zëshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për më shumë shpime në SHBA ka kontribuar në çmimet e paqëndrueshme të naftës, me çmimet e naftës......

Nënshkruhet marrëveshja për gazifikimin e Korçës - Balluku: Projekti do nis gjatë 2025 dhe dorëzohet në 2027
Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takuan në Baku me presidentin e......

Emigrantët në Shqipëri, Elon Musk kritikon gjyqtarët - Reagimi krijon polemika në politikën italiane
Elon Musk ka bërë një deklaratë të fortë kundër gjyqtarëve të Gjykatës së Romës, të cilët pezulluan vendimin për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në......