Krijohet kadastra e ullirit dhe vreshtit/ Informacion për 13 mijë njësi ullishte në qarqet Fier dhe Berat
Shqipëria do të ketë një kadastër të posaçme për ullirin dhe vreshtin. Në raportimin zyrtar të Ministrisë së Bujqësisë, mbi punën e bërë gjatë këtij viti, thuhet se për programin “Krijimi i Kadastrës së Ullirit”, është përgatitur dhe miratuar programi me objektivat, rezultatet e pritshme, shpenzimet e planifikuara, si dhe grafiku i aktiviteteve për realizimin e tyre.
Në raporti i monitorimit i cili i takon periudhës 8-mujore të vitit, theksohet se përgjatë kësaj kohe është siguruar informacioni paraprak për zonat e kultivuara me ullishte në njësitë administrative të bashkisë Fier, Mallakastër, Patos, Lushnjë të qarkut Fier, si dhe në bashkinë Çorovodë të qarkut Berat, për rreth 13 000 njësi ullishte që pritet të regjistrohen.
Po ashtu, për programin “Përditësimi i Kadastrës së vreshtit”, është përgatitur dhe miratuar programi me objektivat, rezultatet e pritshme, shpenzimet e planifikuara, si dhe grafiku i aktiviteteve për realizimin e objektivave të planifikuar.
Është siguruar informacioni paraprak për zonat e kultivuara me vreshta të reja, vreshta të shkulura, si dhe parcela me vreshta mbi 500m2 në bashkinë: Kuçovë dhe Çorovodë. Po ashtu është realizuar trajnimi me 60 specialistë në Sektorët e Ekstensionit Bujqësor në qarkun Berat, Kukës, Durrës dhe Fier me objekt “Informimi me Ligjin Nr. 86/22 Për “Vreshtarinë dhe verën” si dhe aktet nënligjore”, për detyrimet dhe përgjegjësitë që kanë SEB-et në zbatimin e këtij ligji. Deri në gusht rezultojnë të jenë regjistruar rreth 502 njësi ullishte dhe vreshta.
Sektori i ullirit dhe vreshtaria janë ndër më premtuesit në bujqësi për nga interesi dhe të ardhurat që krijojnë për fermerët.
Sondazh

Taksa e pasurisë “kalon” në 2025-ën/ Llogaritja bazuar në vlerën e tregut. Aktualisht taksohen vetëm rreth 797 mijë prona
Qeveria parashikon që në vitin 2025 të miratojë ligjin për taksimin e pasurive të paluajtshme bazuar në vlerën e tregut, taksë e cila do të aplikohet nga 1......

Fillim i vështirë i vitit për konsumatorët evropianë/ Ekspertët parashikojnë çmime më të larta të gazit
Çmimet e gazit në Evropë janë rritur me rreth 45% këtë vit, duke shtuar barrën mbi familjet dhe industrinë ndërsa përpiqen të rikuperohen nga kriza më e keqe......

OpenAI ka nevojë për më shumë kapital/ Bordi i kompanisë prezanton planin për t’u bërë fitimprurës
Kompania OpenAI njoftoi se, për të shkuar drejt një strukture të re fitimprurëse në vitin 2025, do të krijojë një korporatë me përfitim publik për të......

Fatkeqësitë klimatike më të kushtueshme të vitit 2024/ Vranë 2000 njerëz dhe shkaktuan 229 miliardë dollarë dëme
10 fatkeqësitë klimatike më të kushtueshme në botë të vitit 2024 shkaktuan 229 miliardë dollarë dëme dhe vranë 2000 njerëz, ka zbuluar analiza e fundit......

Kredia për blerje banese, me rritje në Nëntor/ Por, sektori privat është "shtysa" kryesore e rënies së kreditimit
Kredia e re që ka dhënë sektori bankar gjatë muajit Nëntor të këtij viti fiksohet në 24.4 miliardë lekë, tregojnë të dhënat më të fundit nga "Banka e......

Qeveria e SHBA rrezikon falimentin- Yellen, thirrje ligjvënësve të rrisin tavanin e borxhit deri më 14 janar
Departamenti i Thesarit në SHBA mund të detyrohet të marrë “masa të jashtëzakonshme” deri më 14 janar, për të parandaluar falimentimin e vendit në pagimin e......

Vendimi i qeverisë/ Miratohet koncesioni për Milot-Thumanë
Këshilli i Ministrave ka miratuar kontratën e koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe......

Vendimi/ E premtja e 3 janarit, pushim zyrtar!
Këshilli i Ministrave ka vendosur që dita e premte, 3 janar të jetë ditë pushimi. Dita e punës, e datës 3.1.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e......