Shqipëria Postuar më 25 Dhjetor 2024, 16:03

Krerët e shtetit urojnë besimtarët e krishterë-Begaj, Rama, Spiropali dhe Balluku përcjellin mesazhet e festës

Nga Fabjona Pasho

Krerët e shtetit urojnë besimtarët e krishterë-Begaj, Rama,

Besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë lindjen e Krishtit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar. Dita e shënjtë është uruar edhe nga krerët e shtetit shqiptar. Presidenti Bajram Begaj, nga Berati përcolli mesazhin e paqes, dashurisë, vëllazërisë, mbështetjes e mirëkuptimit.

Kryeministri Edi Rama, urimin e tij zgjodhi ta bënte nëpërmjet bebes së parë të lindur pak orë pas mesnate. “Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël.

Në orët e para të 25 Dhjetorit erdhi në jetë bebushi i parë, një djalë i shëndetshëm në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”’, shkruan kreu i qeverisë në Facebook. 

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e uroi Krishtlindjen nga dy katedralet e Tiranës, “Ringjallja e Krishtit” dhe Katedralja e “Shën Palit”.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku uroi besimtarët nga Fieri.  

"Krishtlindjet erdhën! Drita, dashuria, bujaria e harmonia që ato përcjellin, qofshin sot e përherë në çdo vatër shqiptare. Le të jetë kjo ditë edhe një moment reflektimi e mirënjohje për gjithësecilin. Krishtlindje të mbara", shkruan numri dy i qeverisë.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......