“Krenar për Shqipërinë”, Presidenti Trump fton Ramën në Bordin e Paqes për administrimin e Gazës

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetet e tij sociale se është ftuar nga presidenti amerikan Donald Trump për t'u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një strukturë e cila do të qeverisë Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës. Rama thotë se Shqipëria do të ketë statusin e anëtarit themelues të kësaj organizate.
Nw postimin e tij Rama shkruan:
“Shumë i nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump, për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtar themelues, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë.
Nuk mund të jem dot më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer në një Shqipëri tjetër, të denjitetshme e të respektuar botërisht si asnjëherë, e padiskutim edhe për nivelin ku e kemi ngritur marrëdhënien e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ftuar me një respekt e vlerësim krejt të posaçëm nga Presidenti Donald J. Trump, për t’u bërë pjesë e një bordi ndërkombëtar të krijuar e kryesuar prej atij vetë dhe për të punuar së bashku me të”.
Bordi Ekzekutiv themelues qw kryesohet nga Trump do të mbikëqyrë qeverisjen e përkohshme të Gazës dhe rindërtimin e saj. Nw bord sipas njoftimeve tw deritanishme bwjnw pjesw:
Ish-kryeministri britanik Tony Blair
Sekretari i Shtetit i SHBA, Marco Rubio
I dërguari special i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff
Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan
Miliarderi Marc Rowan
President i Bankës Botërore Ajay Banga
Robert Gabriel, këshilltar amerikan për sigurinë kombëtare
Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet gjithashtu se Nickolay Mladenov, politikan bullgar dhe ish-i dërguar i OKB-së për Lindjen e Mesme, do të jetë përfaqësuesi i bordit në terren në Gaza. Ai do të mbikëqyrë një komitet të veçantë teknokratësh palestinezë me 15 anëtarë, Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), i ngarkuar me menaxhimin e qeverisjes së përditshme të Gazës pas luftës. NCAG do të drejtohet nga Ali Shaath, ish-zëvendësministër në Autoritetin Palestinez, i cili qeveris pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar që nuk janë nën kontrollin izraelit.
BE shqyrton anëtarësim të shpejtë e të kufizuar për Ukrainën/ Anëtarësimi në vitin 2027 si një masë për prosperitet ekonomik
Komisioni Evropian po shqyrton mënyrat për një pranim të shpejtë të Ukrainës në BE si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, por pa i dhënë Kievit të......
Çekia mbylli minierën e fundit të thellë e qymyrit/ Tranzicioni industrial dhe mjedisor i Evropës pakësoi kërkesën
Miniera e fundit çeke e qymyrit do të mbyllet në fund të janarit, duke i mbyllur derën më shumë se 250 viteve të minierave të thella dhe duke i dhënë fund......
Kanadaja dhe Kina ulin tarifat e automjeteve elektrike/ Reagimi nga SHBA: Kanadaja do të pendohet për vendimin e saj
Kanadaja dhe Kina arritën një marrëveshje fillestare tregtare të premten që do të ulë tarifat për automjetet elektrike, pasi të dy vendet premtuan të heqin......
Pas takimit me kryebashkiakët, Rama inspekton shëtitoren ‘Taulantia’ dhe qendrën multimodale në Durrës
Kryeministri Edi Rama, pas takimit me kryebashkiakët, ka vizituar kantierin e shëtitores “Taulantia”, i shoqëruar nga kryebashkiakja Emiriana Sako. Ky......
Rama në Durrës: Sfida e bashkive socialiste 2026, sezoni turistik dhe beteja kundër mbetjeve plastike
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës ku po zhvillon një takim me kryebashkiakët e vendit. Gjatë takimit, ai ka diskutuar mbi sfidat që presin bashkitë......
Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan/ Përmirësohemi me 4 pikë më shumë, duke u renditur në vendin e 19-të
Rreth 1.2 milionë persona nga e gjithë bota kanë marrë pjesë në testimin ndërkombëtar të IQ-së, i zhvilluar në dhjetëra shtete të ndryshme, me qëllim matjen......
KE: Industria e rëndë të prodhojë 'Made in Europe'/ Qëllimi është të ringjallet industria përballë konkurrencës
Komisioni Evropian po u kërkon mbështetje përfaqësuesve të industrisë së rëndë, në sektorë si çelikut ose aluminit, për të zgjeruar prodhimin 'Made in......
Trump: Tarifa vendeve që e kundërshtojnë për Groenlandën/ Kërcënim aleatëve evropianë me tarifa mbi produktet farmaceutike
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se mund të zbatojë tarifa për vendet që kundërshtojnë kontrollin e Groenlandës nga Uashingtoni. Presidenti amerikan......


