Shqipëria Postuar më 6 Shkurt 2025, 11:29

Kreditimi i Sektorit Bujqësor - Sejko: Program i ri për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Nga Ledina Elezi

Kreditimi i Sektorit Bujqësor - Sejko: Program i ri për

Banka e Shqipërisë po organizon një tryezë diskutimi me temë “Kreditimi i Sektorit Bujqësor: Identifikimi i rrugëve dhe krijimi i instrumenteve për një progres cilësor në kreditimin e sektorit bujqësor”.

Në ketë tryezë diskutimi marrin pjesë përfaqësues nga Qeveria, drejtues të sistemit bankar dhe përfaqësues të shoqërive të agrobiznesit, të cilët japin një vështrim të ri mbi pengesat që has kreditimi i sektorit bujqësor dhe për të identifikuar rrugët dhe instrumentet e duhura për adresimin e tyre.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko: “Kjo tryezë synon përmirësimin e aksesit të sektorit bujqësor në financë. Sektori punëson 1/3 e fuqisë punëtore të vendit dhe siguron 20% të prodhimit kombëtar. Problemi kryesor është aksesi i këtij sektori në financë. Ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive vitet e fundit. Ekonomia shqiptare ka kaluar nga një ekonomi prej 10 miliardë eurosh në 2014 në një ekonomi prej 24 miliardë eurosh në 2024. Kredia për sektorin privat u rrit me 16% në vitin 2024, një rritje me 110 miliardë lekë të protofolit të kredisë.

Sektori bujqësor ka performancën më të dobët, disa probleme janë fragmentarizimi, mungesa e kolateralit, apo kostot e larta të kreditimit. Kredia për sektorin bujqësor përbën më pak se 2% të kredisë së bizneseve në sektorin bankar.

Programi i kreditimit për NVM hap një kapitull të ri për kreditimin në sektorin bujqësor. Megjithëse NVM përbën shtyllën kurrizore, ky sektor është 4 herë më pak i kredituar se biznesi i madh dhe koorporatat. Programi ofron mundësi për zhvillimin e tyre në periudhën afatshkurtër. 25 miliardë lekë do të jepën për të mbështetur bizneset mikro, të vogla dhe të mesme do të ulë koston e kredisë për këto biznese. Fondi do t'i vihet në dispozicion bankave tregtare. Programi do të shoqërohet me skema të tjera.”

Konkluzionet e kësaj tryeze diskutimi do të shërbejnë për të ndërtuar një agjendë pune e cila do të krijojë premisat për një qasje të re të sektorit bankar ndaj kreditimit në bujqësi, duke mundësuar një hap cilësor në zhvillimin e këtij sektori.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat