Kredi me norma më të ulëta interesi - Spaho: Programi i BSH do të ndihmojë bizneset të vënë në jetë projektet e tyre
Bizneset e vogla dhe të mesme, që zënë rreth 99% të totalit të ndërmarrjeve në Shqipëri, janë një nxitës kryesor i punësimit dhe rritjes ekonomike në vend. Pavarësisht se bankat raportojnë një rritje të kreditimit të këtij sektori gjatë tre viteve të fundit, të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se Shqipëria renditet ende e fundit në rajon për kreditimin e bankave ndaj bizneseve.
Duke u nisur edhe nga nevoja e shtuar e bizneseve për financim, Banka e Shqipërisë ka miratuar së fundmi një program kreditimi për bizneset mikro, të vogla dhe të mesme, që synon t'i ofrojë atyre kredi me norma shumë të ulëta interesi. Por sa realisht do i ndihmojë ky program bizneset dhe çfarë përpjekjesh të tjera mund të ndërmerren për të rritur mbështetjen ndaj tyre?
“Rregullimi në nivel sistemik rrit nga një krah mundësinë për bankat për t'u dhënë më shumë kredi aktorëve në ekonominë shqiptare dhe nga ana tjetër rrit mundësinë që bizneset e vogla dhe të mesme t'i japin jetë projekteve të tyre dhe të investojnë vetë. Jo se deri më sot nuk janë dhënë kredi, por normat e interesit kanë qenë mjaft të larta, sepse të gjithë ato që janë kredi jo hiptekore, pra kur nuk kemi kolateral konkret, por kanë qenë kredi të tjera, qoftë për kapitalin qarkullues të ndërmarrjeve, qoftë për investime të reja, kanë pasur norma mjaft të larta”, u shpreh pedagogu Mateo Spaho.
Sipas Spahos, mbështetja e bizneseve duhet të vijojë, me qëllim që të rritet edhe konkurrueshmëria e tyre me bizneset evropiane.
“Ndihma për biznesin nuk është domosdoshmërisht ulje taksash, por është edhe më shumë një lloj zgjimi, me idenë që sot jemi në konkurrencë me të gjitha vendet e rajonit, ndihemi gjithnjë e më shumë pranë Bashkimit Evropian dhe si pasojë do të duhet të luajmë dhe të mësojmë të luajmë në të tjera fusha dhe në të tjera mjedise më të ndërlikuara, më konkurruese. Një tjetër element që do të ndihmonte të gjitha bizneset, jo vetëm ato të vogla, është ulja e borxhit publik nga ana e shtetit, sepse duhet të kuptojmë që normat e interesit në Shqipëri varen nga një element që është norma bazë e interesit të lekut që e vendos Banka e Shqipërisë, dy është norma e riskut”.
Programi i Bankës së Shqipërisë pritet të zgjasë për një periudhë 5 vjeçare dhe do të mbështesë me kredi kryesisht bizneset që dëshirojnë të realizojnë investime në teknologji.
Sondazh

KQZ kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor - Aplikimet, emigrantët në Itali refuzohen më shumë. Celibashi: Adresë të gabuar!
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se do t’i përcjellë Kuvendit kërkesën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Por cilat janë......

KESH e nis vitin me blerje energjie -Realizohen 3 procedura tenderuese, fatura përllogaritet në rreth 11 mln euro
Viti 2025 ka nisur me blerje energjie për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, që deri më tani ka zhvilluar 3 proceduara tenderuese për të plotësuar......

Zgjedhin “IA” në vend të stafit - Mbi 50% e kompanive në Britani planifikojnë investime në teknologjinë e re
Gjysma e bizneseve në Mbretërinë e Bashkuar planifikojnë t'i japin përparësi investimeve në inteligjencën artificiale në vend të punësimit, për shkak të......

“Stop” falsifikimit të dokumenteve për makinat- Doganat marrin masat. Parandalim trafikut të mjeteve rrugore
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë......

Shqipëria tërheq vizitorë edhe në nëntor/ 52% më shumë të huaj, rriten edhe netëqëndrimet
Në muajin nëntor të vitit 2024, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese kanë shënuar një përmirësim të ndjeshëm, krahasuar me të......

“Tarifat e SHBA-së mund të reduktojnë rritjen globale” - BB paralajmëron për hakmarrjen e mundshme të partnerëve tregtarë
Banka Botërore paralajmëroi se tarifat e përgjithshme të SHBA-së prej 10% mund të reduktojnë rritjen ekonomike globale tashmë të dobët prej 2.7% në vitin......

Impakti ekonomik i SHBA në Shqipëri/ Shkëmbimet tregtare prekën rekord të ri në vitin 2024
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej dekadash janë në një partneritet të ngushtë, sidomos sa i përket politikës së jashtme, por edhe çështjeve......

Dita e Inaugurimit të Trump: Cilat janë pritshmëritë e Bashkimit Europian?!
Bashkimi Europian ka shpenzuar muaj duke u përgatitur për presidencën e Donald Trump dhe dita më në fund ka ardhur. Presidenti i zgjedhur ka të ngjarë të......