Kredi me 0% interes për 530 nëpunës të administratës-Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë për të qenë përfitues?
530 nëpunës të administratës publike do të përfitojnë kredi me 0% interes përgjatë vitit 2025. Qeveria ka miratuar kuotat e përgjithshme, teksa sipas listës së publikuar në Fletoren Zyrtare, përfitues mund të jenë punonjësit e 11 ministrive dhe Kryeministrisë.
Nëpunësit civilë të Ministrisë së Brendshme, si dhe ato të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, do të përfitojnë më shumë kredi, konkretisht me nga 90 kuota të përcaktuara për secilën prej tyre. Më pas vjen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me 80 kuota të miratuara. Paralelisht, qeveria ka vendosur nga 30 kuota për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, si dhe Kryeministrinë.
Sipas vendimit të qeverisë, përfituesit do të përzgjidhen në bazë të një sistemi pikëzimi, ndërkohë që në rast se rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta sesa kuotat e përcaktuara, përzgjedhja e tyre realizohet sipas sistemit të pikëzimit të përcaktuar nga institucioni përfitues, për të realizuar numrin e kuotave të përcaktuara.
Në sistemin e pikëzimit do të përfshihen të gjitha ata punonjës që nuk disponojnë një banesë në pronësi, jetojnë në një banesë të mbipopulluar, që kanë humbur banesën, si pasojë e zhvendosjes ose e zbatimit të një vendimi gjyqësor, që jetojnë në një banesë që do të prishet, pasi përjashtohet nga procesi i legalizimit, si rezultat i investimeve publike, si dhe nuk përfiton një banesë tjetër. Në caktimin e përfituesve do të merren parasysh edhe kushtet familjare, sociale, vitet e punës, si dhe kategoria e pagës.
Sondazh

Inflacioni në Eurozonë rritet për të tretin muaj radhazi Shkak, kostot e energjisë, shërbimeve dhe ushqimeve!
Shifra nga viti në vit e inflacionit të eurozonës për dhjetorin ka konfirmuar vlerësimet paraprake që vijnë në 2.4%, sipas Eurostat. Ky ishte muaji i tretë......

“Makinat deri në 1500 kubikë, gati 10% zbritje në sigurim” - Morinaj: Me rregulloren e re, çdo drejtues automjeti trajtohet në mënyrë të drejtë
Rregullorja e re e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e cila hyri në fuqi këtë vit dhe që parashikon llogaritjen e primeve të sigurimit mbi bazën e......

Skema e BSH për kreditimin e bizneseve të vogla e të mesme - Kredi me çmim më të lirë se norma bazë e interesit
Banka e Shqipërisë ka përgatitur një program të posaçëm për kreditimin e biznesit të vogël dhe të mësëm. E veçanta e tij është se ofron kredi me norma shumë......

Ndalimi i TikTok aprovohet nga Gjykata e Lartë e SHBA-së, nëse nuk shitet nga kompania mëmë kineze ByteDance!
Gjykata e Lartë e SHBA-së votoi të premten për të mbështetur njëzëri ligjin federal që ndalon TikTok duke filluar nga e diela, përveç nëse ai shitet nga......

“Programi i investimeve në Shpërndarjen e Energjisë I”, thirrje e hapur për pjesëmarrje në prokurimin ndërkombëtar
Njësia e projekteve të huaja në OSHEE Group, në bashkëpunim me bankën KfW, do të nisë procedurën e prokurimit ndërkombëtar për projektin “Programi i......

Popullsia e Kinës, në rënie për të tretin vit radhazi - Autoritetet prezantojnë masa për të inkurajuar lindjet dhe martesat
Popullsia e Kinës ra për të tretin vit radhazi në 2024, me numrin e vdekjeve që tejkaloi rritjen e lehtë të lindjeve dhe ekspertët paralajmërojnë se trendi......

Gara e çmimeve, si renditet vendi ynë? Në vitin 2024, inflacioni në Shqipëri rezultoi sa në Europë
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Dhjetor të......

Shtohen pagesat me kartë në terminalet POS - BSH: Rritje me 21.7% e numrit të transaksioneve. Tejkalohet rekordi i 2023
Gjatë vitit të kaluar janë shtuar blerjet e realizuara me kartë përmes terminaleve POS. Në periudhën janar-nëntor 2024, qytetarët kanë realizuar më shumë......