Kredi 50 milion euro për infrastrukturën bashkiake: Ja se ku do shkojnë financimet

Kuvendi ka ratifikuar sot marrëveshjen së huasë midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfË/ Frankfurt am Main), e cila ka të bëjë me zbatimin e një prej programeve më të rëndësishëm për investimet në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në nivel kombëtar e njohur edhe si Programi “Infrastruktura Bashkiake V”.
Në parashtrimin e kësaj marrëveshjeje ministri i Financave, Petrit Malaj tha se
Marrëveshja e huas prej 47 milionë euro ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe KfË për programin “Infrastruktura Bashkiake V – faza II”, ka një rëndësi strategjike për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve. Sipas tij Programi “Infrastruktura Bashkiake V” është konceptuar në dy faza. Faza e parë e projektit aktualisht është në zbatim dhe ka një vlerë totale prej 148.5 milionë eurosh, ku 80 milionë janë kredi dhe pjesa tjetër grant nga Bashkimi Europian, si dhe donatorë të tjerë. Investimet po realizohen në gjashtë qytete kryesore, si : Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier, Berat dhe Vlorë.
Ndërsa, për Fazën e dytë financimi i siguruar prej 50 milion euro, përfshin:
47 milionë euro kredi nga KfË; 3 milionë euro grant i miratuar. Zbatimi i kësaj faze do të mbulojë qytetet: Shkodër, Lezhë dhe Sarandë.
Është shumë e rëndësishme të theksohet gjithashtu, se BE nëpërmjet instrumentit të ËBIF, do të akordojë për këtë program një grant shtesë për investime në vlerën prej 36.96 milionë euro, të dedikuar për ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në Lezhë dhe Sarandë, duke mbuluar 70% të vlerës së investimeve përkatëse.
DIVA, AmCham kërkon më shumë informacion për bizneset, trajnime për deklaratat e reja
Dhoma Amerikane e Tregtisë organizoi një trajnim informues për komunitetin e biznesit mbi ndryshimet më të fundit në sistemin e deklarimeve tatimore për......
Fundi i hegjemonisë amerikane? Euro digjitale si mjeti i BE-së për sovranitetin e pagesave?
Gjashtë në dhjetë transaksione evropiane kalojnë përmes infrastrukturës amerikane, si Visa, Mastercard dhe PayPal. Brukseli dëshiron ta ndryshojë këtë......
Pasuritë e krimit “në lupën” e Komisionit Evropian - Vlerësohet bashkëpunimi SPAK-AAPSK
Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Evropian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të......
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave në Qafë Thanë: Aktiviteti doganor drejt normalizimit
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja zhvilloi një inspektim në Degën Doganore Qafë Thanë për të ndjekur nga afër situatën në këtë pikë kufitare,......
Financimi i qeverisë përmes titujve të borxhit në janar - Bankat dominojnë tregtimin në tregun sekondar me shumicën e transaksioneve
Qeveria shqiptare ka vijuar të financojë një pjesë të nevojave të saj përmes shitjes së titujve të borxhit në treg. Sipas të dhënave nga Ministria e......
Kostot e prodhimit rriten lehtë/ Shifra në tremujorin e katërt 2025 nuk paralajmëron shtrenjtim për konsumatorin
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e katërt të vitit 2025 arriti 129.6, duke shënuar një rritje shumë të vogël vjetore prej 0.2%. Theksojmë se ky......
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të shitjes së bukës në Korçë
Autoriteti i Konkurrencës, nisur nga disa informacione në media në lidhje me njoftimin e ndërmarrjeve të prodhimit dhe shitjes së bukës në qytetin e Korçës,......
Sa vlen një orë biznes në Shqipëri? Ndërmarrjet qarkullojnë rreth 4.2 milionë euro çdo 60 minuta
Shifrat zyrtare për ekonominë zakonisht publikohen në total vjetor dhe janë të vështira për t’u kuptuar nga publiku i gjerë. Por çfarë ndodh nëse ato......


