KQZ kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor - Aplikimet, emigrantët në Itali refuzohen më shumë. Celibashi: Adresë të gabuar!
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se do t’i përcjellë Kuvendit kërkesën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Por cilat janë ndryshimet që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka propozuar?
“Ju bëj me dije që brenda ditës së sotme, do t’ përcjell Kuvendit të Shqipërisë edhe për dijeni të partive parlamentare, një propozim për disa ndryshime teknike të Kodit Zgjehdor, të cilat konsistojnë: e para në dhënie të drejtës për KQZ për të prokuruar shërbimin e dërgesës postare si nga shkuarja dhe në kthim mbrapsht të fletëve të votimit. Rishikimin e afateve që lidhen me regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve, me qëllim për të përfituar 10 ditë më shumë në dispozicion. Gjithashtu pas konsultimeve të bëra me përfaqësues të dy partive kryesore politike, si dhe në vlerësim të gjithë aspekteve teknike të procesit të vlerësimit dhe numërimit të fletëve të votimit, do t’i propozoj kuvendit që të ndryshojë Kodin Zgjedhor përsa i përket strukturës që do të merret me vlerësimin dhe numërimin e fletëve të votimit. Do ishte e udhës që në këtë process të përfshihen dhe partitë politike veccmas KQZ.”
Ndërkohë, sipas të dhënave të kësaj të hëne, deri më tani janë regjistruar rreth 18 mijë zgjedhës, ndërsa 42 mijë janë kërkesa ku përfshihen dhe ato të përsëriturat. Por 10 426 janë kërkesa të refuzuara. Kryekomisioneri Celibashi, deklaroi edhe mbi arsyet e problematikave me të cilat po përballet procesi i regjistrimit.
“Sikurse shihet, numrin më të madh të refuzimeve e kemi nga Italia dhe përgjithësisht shkaku i refuzimit lidhet me gabimin që bën shumica dërrmuese e këtyre votuesve, kur ngarkojnë dokumentin e adresës. Shumica e këtyre votuesve, kanë ngarkuar si document provues të adresës dokumentin e identitetit të lëshuar nga shteti Italian, por e kanë ngarkuar nga ana e gabuar, nga faqja e cila nuk e përmban adresën. Do duhet të ngarkohet në PER, faqen e identitetit të lëshuar nga shteti Italian, e cila e përmban adresën.”
Sondazh

KESH e nis vitin me blerje energjie -Realizohen 3 procedura tenderuese, fatura përllogaritet në rreth 11 mln euro
Viti 2025 ka nisur me blerje energjie për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, që deri më tani ka zhvilluar 3 proceduara tenderuese për të plotësuar......

Zgjedhin “IA” në vend të stafit - Mbi 50% e kompanive në Britani planifikojnë investime në teknologjinë e re
Gjysma e bizneseve në Mbretërinë e Bashkuar planifikojnë t'i japin përparësi investimeve në inteligjencën artificiale në vend të punësimit, për shkak të......

“Stop” falsifikimit të dokumenteve për makinat- Doganat marrin masat. Parandalim trafikut të mjeteve rrugore
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë......

Shqipëria tërheq vizitorë edhe në nëntor/ 52% më shumë të huaj, rriten edhe netëqëndrimet
Në muajin nëntor të vitit 2024, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese kanë shënuar një përmirësim të ndjeshëm, krahasuar me të......

“Tarifat e SHBA-së mund të reduktojnë rritjen globale” - BB paralajmëron për hakmarrjen e mundshme të partnerëve tregtarë
Banka Botërore paralajmëroi se tarifat e përgjithshme të SHBA-së prej 10% mund të reduktojnë rritjen ekonomike globale tashmë të dobët prej 2.7% në vitin......

Impakti ekonomik i SHBA në Shqipëri/ Shkëmbimet tregtare prekën rekord të ri në vitin 2024
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej dekadash janë në një partneritet të ngushtë, sidomos sa i përket politikës së jashtme, por edhe çështjeve......

Dita e Inaugurimit të Trump: Cilat janë pritshmëritë e Bashkimit Europian?!
Bashkimi Europian ka shpenzuar muaj duke u përgatitur për presidencën e Donald Trump dhe dita më në fund ka ardhur. Presidenti i zgjedhur ka të ngjarë të......

Kosovë, 50 mln euro për efiçencën e energjisë - Investimi i BERZH synon të rrisë efikasitetin në ndërtesat publike
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po rrit mbështetjen e saj për efikasitetin e energjisë në ndërtesat publike në Kosovë, përmes një kredie......