KQZ dhe SPAK, bashkëpunim për parandalimin e krimeve zgjedhore
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi sot një takim zyrtar me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), z. Altin Dumani, për të diskutuar mbi forcimin e mekanizmave institucionale në funksion të parandalimit dhe ndjekjes së krimeve zgjedhore. Gjatë takimit, z. Dumani theksoi se SPAK synon një qasje më proaktive në trajtimin e rasteve me elementë penalë gjatë proceseve zgjedhore.
Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me KQZ-në dhe nevojën për ngritjen e një Protokolli të Koordinimit Institucional, i cili do të krijojë linja komunikimi të hapura 24/7 mes institucioneve. Në kuadër të këtij protokolli, SPAK do të organizojë struktura të specializuara në nivel qendror dhe lokal, të përbëra nga prokurorë dhe hetues, të cilat do të punojnë në sinkron me përfaqësuesit e KQZ-së në çdo nivel.
Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte përfshirja më e gjerë e institucioneve ligjzbatuese në monitorimin e procesit zgjedhor. Sipas Drejtuesit Dumani, SPAK, në bashkëpunim me KQZ dhe Prokurorinë e Përgjithshme, do të ketë prani aktive në terren për të monitoruar nga afër situatën tre muaj para zgjedhjeve dhe deri në përfundim të procesit të numërimit. Për këtë qëllim, do të krijohen mekanizma të dedikuar për të garantuar raportime të menjëhershme dhe ndërhyrje të shpejta në rastet kur evidentohen shkelje.
SPAK kërkoi gjithashtu bashkëpunim në një sistem të unifikuar të denoncimeve, ku shtetasit dhe shoqëria civile apo edhe aktorë të tjerë të mund të raportojnë raste të mundshme të krimeve zgjedhore. Të dhënat e mbledhura do të analizohen nga prokurorët dhe hetuesit për të verifikuar vlefshmërinë e pretendimeve dhe për të nisur hetimet në rastet e dyshuara. Në këtë kuadër, Dumani i kërkoi KQZ-së organizimin e trajnimeve të përbashkëta mes prokurorëve të SPAK, hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe ekspertëve të KQZ-së, me fokus në identifikimin e veprave penale në zgjedhje dhe mbledhjen e provave për hetime të plota dhe efikase.
Një tjetër kërkesë e SPAK ishte aksesimi i Ndërfaqes së Raportimit të Aktiviteteve Publike (NIR) të KQZ-së, sistemi që mund të ndihmojë në evidentimin e shkeljeve të mundshme gjatë fushatës dhe administrimit të zgjedhjeve.
Nga ana e tij, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, theksoi se përveç KQZ-së, edhe aktorë të tjerë të përfshirë në zgjedhje janë në mbështetje të krijimit dhe funksionimit të një mekanizmi të përqendruar të koordinimit ndërinstitucional mes KQZ, SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit. Ai njoftoi gjithashtu ngritjen e Qendrës së Monitorimit të Procesit Zgjedhor pranë KQZ, e cila do të furnizohet 24/7 me informacione nga terreni nëpërmjet përdorimit të teknologjisë dhe burimeve nga komisionerët, monitoruesit dhe përfaqësuesit e autorizuar të KQZ-së në terren. Në këtë qendër do të mund të angazhohen edhe hetues të SPAK për të garantuar një ndjekje të menjëhershme të rasteve me elementë penalë.
Sondazh

Inteligjenca artificiale për anëtarësimin në BE- Rama: Shqipërisë ju hap një “derë” tjetër nga Brukseli
Prezantohet moduli i Inteligjencës Artificiale i zhvilluar brenda platformës së integrimit europian dhe anëtarësimit, e cila përdoret çdo ditë nga më tepër......

“Ndërtimi dhe shërbimet rritën ekonominë”- Themeli: Forcimi i kursit të këmbimit mbajti nën kontroll inflacionin
Ekonomia shqiptare do të vijojë të ketë një trend pozitiv zhvillimi edhe gjatë vitit 2025. Raporti i sapo publikuar i Bankës së Shqipërisë mbi politikën......

Kompensimi, lëvrohet kësti për 32 vendime të subjekteve të shpronësuara
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se në fillim të vitit buxhetor 2025, ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 32 vendime të......

Vodafone dhe One, nën hetim paraprak- KK: Sjelljet e tyre mund të përbëjnë kufizim të konkurrencës në treg
Komisioni i Konkurrencës, vendosi nën hetim paraprak Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare. Referuar njoftimit......

“Djemtë në emigrim, vajzat në auditore”- Instat: 2 nga 6 fakultete të Tiranës, kanë reth 90% të studentëve vajza
Edhe pse raporti i studentëve që regjistrohen në ciklet e studimeve bachelor është në rënie konstante vit pas viti, një fenomen i dukshëm është rritja e......

Përllogaritje e re për huatë deri në 200 mijë lekë- Ulet norma efektive maksimale e interesit për kreditë konsumatore
Norma maksimale e interesit për kreditë konsumatore do të jetë më e ulët në vijim. Janë publikuar në Fletoren Zyrtare ndryshimet në rregulloren e Bankës së......

Hekurudha e re Rrogozhinë-Vlorë-Aeroport- Tenderi për projektimin mbyllet pa ankesa. I hapet rruga lidhjes së kontratës
Tenderi për studimin dhe hartimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore Rrogozhinë-Vlorë, si dhe projektimin e vijës së re hekurudhore që do të......

Shqipëria kampione e Sigurisë Kibernetike në Ballkan për të dytin vit radhazi!
Ekipi i ekspertëve të AKSK dhe AKSHI kanë fituar sërish vendin e parë në Balkans Live-Fire Cybersecurity Exercise, duke tejkaluar ekipet e Malit të Zi dhe......