Kostot e Administratës Publike: 127.6 miliardë lekë për 86 mijë rrogëtarë
Administrata Publike Shquiptare në vitin 2025 planifikohet të jetë ‘një ushtri’ prej 86.314 rrogëtarësh, të paguar direkt nga buxheti i shtetit. Kostoja e mbajtjes së tyre është një barrë jo e lehtë vjetore për arkën e shtetit. Sipas relacionit të Buxhetit 2025 ‘Shpenzimet e personelit për vitin 2025, reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, si dhe koston e plotë të politikës së rritjes së pagave (+ 40 miliardë lekë) të nisur në prill të vitit 2023 dhe të finalizuar në korrik të vitit 2024. Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike në nivel qendror për 86,038 punonjës planifikohen në masën 127.6 miliardë lekë ose 4.9% e PBB’. Shifra përbën 15.5 për qind e totalit të shpenzimeve buxhetore prej 822 miliardë lekë.
Vlen të bëhet diferencimi se në këtë shifër nuk janë të përfshirë rrogëtarët e pushtetit vendor si edhe punonjësit e kompanive publike të cilët përbëjnë një numër tjetër të konsiderueshëm të rrogëtarëve të cilët në mënyrë indirekte paguhen po ashtu nga taksat e qytetarëve.
Në ‘ushtrinë’ e 86 mijë punonjësve buxhetorë pjesën më të madhe e zënë ata që janë në varësinë e tre ministrive: ministria e arsimit me gati 31 mijë rrogëtarë, kuptohet pjesa më e madhe janë mësuesit, e dyta ministria e brendshme me 15.7 mijë punonjës, brenda të cilëve përfshihet edhe shqërbimi policor, dhe e treta në radhë është ministria e mbrojtjes me 8.8 mijë të punësuar.
Bazuar në tabelën e punonjësve buxhetorë, pjesë e buxhetit 2025, vihet re se ministria e shëndetësisë, ku përfshihen mjekët e infermierët, ka më pak personel jo vetëm se mbrojtja por edhe në krahasim me ministrinë e drejtësisë. Drejtësia me 5.3 mijë punonjës është shumë më lart se shëndeti me 4.4 mijë punonjës.
Përveç punonjëve që janë direkt në varësi të ministrisë një kosto të lartë taksapaguesit e japin edhe për më shumë se 3500 të punësuarit në institucionet e pavarura të drejtësisë të cilët shërbejnë në Prokurorinë e Përgjithshme, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, SPAK dhe BKH, Shkollën e Magjistraturës, Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Pagat e tyre me reformën në drejtësi janë shumë më të larta se për punonjësit e tjerë të administratës qendrore.
Në vijim tabela e buxhetit për numrin e punonjësve sipas institucioneve qendrore:
Emërtimi i Ministrisë / Institucionit Buxhetor
Numri i Punonjësve
viti 2025
1.Presidenca 93
2.Kuvendi 465
3.Kryeministria 215
5.Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 2,560
6.Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë 1,338
10.Ministria e Financave 3,242
11.Ministria e Arsimit dhe Sportit 30,909
12.Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit 4,088
13.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale4,414
14.Ministria e Drejtësisë 5,356
15.Ministria e Jashtme (Perf. diplomatike 397) 601
16.Ministria e Brendshme 15,769
17.Ministria e Mbrojtjes 8,854
18.Shërbimi Informativ Shtetëror 998
20.Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave 175
Sondazh

Si ka peshuar miliarderi Elon Musk në politikën globale gjatë vitit 2024?!
Miratimi i fundit i Elon Musk për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) të Gjermanisë ndezi polemika disa javë para zgjedhjeve......

Apple do të paguajë 95 milionë dollarë klientëve të saj për të zgjidhur padinë që akuzon Siri për përgjim!
Apple ka rënë dakord të paguajë 95 milionë dollarë për të zgjidhur një padi që akuzon kompaninë e prirur ndaj privatësisë për vendosjen e asistentit të saj......

Polonia merr presidencën e BE-së - Agjenda fokusohet te mbrojtja dhe siguria e Evropës
Polonia ka marrë zyrtarisht presidencën e saj në Këshillin e BE-së, me fokusin te mbrojtja dhe siguria e Evropës. Ndër të tjera, kryeministri i vendit Donald......

Shteti më i varfër i Amerikës rivalizon Gjermaninë: Si krahasohet PBB-ja për frymë në SHBA dhe BE?!
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë i shtetit më të varfër të SHBA-së është më i lartë se ai i pesë ekonomive kryesore të Europës, me përjashtim të......

Cilat janë vendet më të mira europiane për të investuar në prona në vitin 2025?
Investimi në pronë nuk ka qenë kurrë kaq i nxehtë në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, ku Lituania dhe Hungaria po ofrojnë kthimin më të mirë të......

TVSH, taksa që mbush buxhetin, arkëtimi në rritje - Në 2025 pritet të mblidhen 236 miliardë lek, 10% më shumë se 2024
TVSH, taksa e cila realizon gati gjysmën e të ardhurave fiskale pritet që në 2025 të arkëtojë 10 për qind më shumë para. Planifikimi buxhetor është i......

Groenlanda kërkon pavarësinë - Kryeministri planifikon shkëputjen nga Danimarka përmes një referendumi
Kryeministri i Groenlandës ka bërë thirrje për pavarësinë e vendit nga Danimarka, pas komenteve të presidentit të SHBA-së Donald Trump mbi blerjen e......

Rritja ekonomike 2025-2027, si ndikon sektori prodhues? - Parashikimi për zgjerimin e ekonomisë bazohet tek konsumi
Vend prodhues apo thjeshtë konsumator? Përgjigjen për të ardhmen e gjejmë tek planet e qeverisë për rritjen e ekonomisë në tre vitet e ardhshme. Sipas......