Kosova dhe Shqipëria udhëheqin rajonin - BERZH parashikon rritje të ekonomisë, përkatësisht me 3,9% dhe 3,5%
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka publikuar projeksionet për ekonomitë e vendeve anëtare gjatë këtij viti dhe atij pasardhës. Sa i përket Ballkanit Perëndimor, Kosova me 3,9% dhe Shqipëria me 3,5%, do të kenë rritjen më të lartë në rajon gjatë këtij viti dhe në 2026.
Sipas BERZH, rritja reale në Ballkanin Perëndimor parashikohet të jetë modeste, mesatarisht 2.7% në vitin 2025 dhe 3.2% në vitin 2026. “Pasiguria e vazhdueshme globale dhe kërkesa e dobët e BE-së do të vazhdojnë të ndikojnë në eksportet, tregtinë, investimet dhe remitancat, veçanërisht në ekonomitë e orientuara nga eksporti si Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut”, theksohet në raport. Ekonomitë e varura nga turizmi si Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi janë gjithashtu të prekura për shkak të pasigurisë së shtuar në ekonomitë e BE-së.
“Ndërsa konsumi privat elastik, rritja e pagave dhe investimet publike kanë mbështetur aktivitetin ekonomik, reformat strukturore dhe progresi drejt integrimit në BE mund të nxisin ndjeshëm rritjen e mëtejshme. Rritja e kostove të punës për njësi dhe inflacioni vazhdojnë të paraqesin sfida të rëndësishme, ndërsa paqëndrueshmëria politike në disa ekonomi rëndon mbi investimet dhe rritjen”, vëren BERZH.
Sa i përket Shqipërisë, nënvizohet se rritja ekonomike u moderua në 3.4% në tremujorin e parë të vitit 2025, e nxitur nga sektorët e shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërsa industria dhe bujqësia përjetuan tkurrje të lehta.
Nga ana e shpenzimeve, aktiviteti ekonomik ishte gjerësisht i balancuar, me kontribute të dukshme nga rritja e konsumit qeveritar dhe eksportet e mallrave dhe shërbimeve. Deficiti i llogarisë rrjedhëse u ngushtua me mbi 40% në krahasim me vitin e kaluar në tremujorin e parë të vitit 2025, duke reflektuar ndryshimet në të gjithë komponentët kryesorë. Presionet inflacioniste mbetën të ulëta, me normën vjetore të inflacionit që qëndroi në 2.3 përqind në gusht.
Por, BERZH rendit edhe rreziqet, që kanë të bëjnë me mundësinë e zbutjes së kërkesës brenda Eurozonës, rënien e flukseve hyrëse të remitancave dhe faktorët e pafavorshëm klimatikë si thatësira.
Nga ana tjetër, zbatimi i përshpejtuar i reformave strukturore dhe përparimet e mëtejshme në integrimin në Bashkimin Evropian, të mbështetura më tej nga zbatimi i Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, mund të forcojnë perspektivën e rritjes së Shqipërisë.

‘Autobus pa shofer’ - A është ky transporti i së ardhmes?
Madridi ka një mjet publik të ri të përkohshëm: një minibus elektrik plotësisht autonom që synon të sjellë më afër lëvizshmërinë e së ardhmes dhe të......

Sa këmbehen sot valutat kryesore? – Paundi britanik në rritje!
Dollari amerikan duket i qëndrueshëm këtë mëngjes pasi në raport me një ditë më parë nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të kuotës duke u blerë sot me 82 lekë......

Turqia do të blejë gazin nga SHBA - Nënshkruan marrëveshje 20-vjeçare me Mercuria
Turqia ka nënshkruar një marrëveshje 20-vjeçare me kompaninë tregtare Mercuria për të blerë gaz natyror të lëngshëm amerikan, ndërsa Presidenti i SHBA-së......

"Kompani publike për ujin e pijshëm"/ Rama takim me socialistët e Tiranës për zgjedhjet e parakohshme
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot ndërhyrje në drejtimin e Ujësjellësit të Tiranës, përmes Operatorit Kombëtar të Ujit, i cili është rikonceptuar dhe......

Përgatitje për tregun e punës, ambasada britanike financon kurse profesionale për të dënuarit e IEVP Fier
Ambasada Britanike në Tiranë po financon ngritjen e kurseve profesionale edhe për të dënuarit me heqje të lirisë. Në burgun e Fierit janë ndërtuar mjedise të......

Pronat po shiten 41.7% më shtrenjtë se në 2024/ BSH: Një apartament u ble më shpejt në bregdet se në Tiranë. Edhe qiratë, në rritje
Në gjysmën e parë të këtij viti, pronat janë shitur 41.7% më shtrenjtë se në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Sipas Raportit të Stabilitetit......

150 mln lekë për riparimin e transformatorëve/ OSSH hap tenderin, synohet përmirësimi i sigurisë së rrjetit
Drejtoria e tensionit të lartë OSSH, ka shpallur hapjen e tenderit për riparimn e transformatorëve për tension të lartë dhe të mesëm. Fondi limit i vënë në......

Agjenda e Reformave, sa po zbatohet nga Shqipëria? Ulens: Përparim në menaxhimin e financave publike dhe performancën fiskale
Shqipëria po përparon në zbatimin e Agjendës Kombëtare të Reformave përmes fondeve të marra nga Faciliteti i Rritjes dhe Reformave, pjesë e Planit të Rritjes......