Korriku, “boom” lëvizjesh turistike - Mbi 2 milionë pasagjerë nga deti dhe ajri

Korriku, muaji që tradicionalisht shënon kulmin e sezonit turistik, është shoqëruar me një fluks lëvizjesh në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit dhe portet kryesore të vendit. Vetëm përmes këtyre pikave ajrore dhe detare kanë kaluar mbi 2.05 milionë pasagjerë gjatë muajit korrik.
Sipas të dhënave zyrtare, Aeroporti ndërkombëtar "Nënë Tereza”ka regjistruar mbi 1.8 milionë pasagjerë gjatë muajit korrik, ndërsa numri i fluturimeve ka arritur në rreth 9 500. Shifrat tregojnë ritmin e lartë të trafikut ajror gjatë periudhës së pushimeve verore.
Fluks i konsiderueshëm është regjistruar edhe në portet detare. Në Portin e Durrësit, pika më e madhe detare e vendit, kanë kaluar rreth 111 mijë pasagjerë dhe mbi 40 mijë automjete, duke reflektuar lëvizjet e shumta me tragete.
Ndërkohë, Porti i Sarandës, i cili gjatë verës shërben si një nga hyrjet kryesore për turistët që vizitojnë jugun e vendit, ka regjistruar rreth 131 mijë pasagjerë dhe 250 automjete. Edhe Porti i Vlorës ka njohur rritje të lëvizjeve, me afro 17 mijë pasagjerë dhe rreth 5 mijë mjete gjatë muajit korrik.
Shifrat konfirmojnë intensifikimin e lëvizjeve në rrugë ajrore dhe detare gjatë sezonit veror, megjithatë panorama e plotë e fluksit turistik mbetet e paplotë, pasi në këto të dhëna nuk përfshihen lëvizjet në pikat kufitare tokësore, nga ku çdo vit hyn një pjesë e konsiderueshme e vizitorëve, veçanërisht nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Greqia. Për këtë arsye, numri real i hyrje-daljeve gjatë korrikut pritet të jetë edhe më i lartë se ai që reflektojnë të dhënat për transportin ajror dhe detar.
Tregtia mes Shqipërisë dhe Britanisë/ Turizmi dhe transporti vazhdojnë të forcojnë lidhjet ekonomike mes vendeve
Në katër tremujorët e fundit deri në fillim të vitit 2026, vendi ynë u rendit si partneri i 117-të tregtar i Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa makinat, veshjet,......
1,350 vende të lira pune në një muaj - Nga bregdeti drejt veriut, rritet nevoja për staf sezonal
Tregu i punës vijon të shfaqë kërkesë të lartë për punonjës, ku pjesa dërrmuese e vendeve vakante mbetet e orientuar drejt profesioneve që nuk kërkojnë arsim......
Rritet siguria mbi mishin e importuar dhe vendas - Forcohen rregullat për tregtimin dhe përdorimin e produkteve veterinare tek kafshët
Qeveria do të forcojë rregullat për tregtimin, prodhimin, importin, eksportin, furnizimin, shpërndarjen, kontrollin dhe përdorimin e produkteve mjekësore......
Sërish rënie në tregun valutor – Dobësohen monedhat e huaja
Kjo e martë ka nisur sërish negativisht për Dollarin amerikan, sikurse edhe për valutat e tjera, pasi ka humbur pikë në raport me ditën e djeshme duke u......
I ftohti polar përfshin Zelandën e Re - Reshjet e dëborës mbulojnë edhe zonat bregdetare
Një shpërthim polar në Antarktidë përfshiu pjesë të Ishullit Jugor të Zelandës së Re të martën, duke sjellë borë në nivelin e detit dhe temperatura të......
Çfarë mjetesh ka BE për të luftuar zjarret? - Mbi 430 mijë hektarë pyje janë djegur
Evropa po përballet me një tjetër verë me zjarre shkatërruese. Të dhënat nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) më 30 korrik......
Trump kundër gjigantëve të naftës - "Ju fitoni shumë para’ dhe duhet të ulni çmimet"
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nisur një sulm të ashpër ndaj kompanive amerikane të naftës, duke i akuzuar ato se “fitojnë shumë para” dhe duke u......
Pagat minimale në Evropë - Luksemburgu në krye me 2,771 euro. Në fund, Ukraina me 169 euro
Vetëm tetë nga 29 vendet evropiane e rritën pagën e tyre minimale bruto midis janarit dhe korrikut 2026, ndërsa inflacioni i konsumatorit në zonën e euros......

