Shqipëria Postuar më 16 Shkurt 2025, 14:23

“Korridori VIII, prioritet gjeopolitik me efekt në ekonomi” - Ministri Vengu në Mynih: Mbështetje për një Evropë të sigurt dhe të fortë

Nga Alida Lula

“Korridori VIII, prioritet gjeopolitik me efekt në ekonomi” -

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku theksoi rëndësinë e ndërlidhjes së infrastrukturave kritike në Evropën Juglindore si një kontribues për sigurinë dhe qëndrueshmërinë. Ministri theksoi se përpjekjet financiare të , duhet të shoqërohen me veprime konkrete nga Bashkimi Evropian dhe NATO, për të hapur instrumentet e zhvillimit dhe për të investuar në tërësinë e projekteve infrastrukturore përgjatë korridorit, nga porti i Porto Romanos deri në Detin e Zi, në Varna dhe Burgas.

“Korridori VIII, prioritet gjeopolitik me efekt në ekonomi” -
Në një postim në rrjetet sociale, ministri Vengu u shpreh se:
“Jam i nderuar që mora pjesë dhe bashkëbisedova me ekspertët e Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim mbi mënyrën se si Korridori VIII, mbështet një Evropë të sigurt dhe të fortë. Ndava qëndrimin e qeverisë shqiptare se ky korridor, përbën një prioritet të qartë gjeopolitik dhe politik, me efekte të drejtpërdrejta në zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale”
Gjithashtu ministri i Mbrojtjes, thotë se këmbëngulja e Shqipërisë, në bashkëpunim me aleatët si Italia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania, do të rrisë ndërgjegjësimin e BE dhe NATO për rëndësinë strategjike të Europës Juglindore në projektin europian.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat